Panorama Sport (Albania)

Kritika sulmit, Magani: Protagoniz­ëm i tepruar

BESA/ Trajneri “shfryn” në analizë: Dominoni dhe në fund lëshoni pikë si pa të keq

-

Në Kavajë nuk po e harrojnë dot barazimin me Apoloninë. Futbollist­ët nuk pajtohen me lënien e dy pikëve në Fier, por këtë herë ata vënë gishtin te vetja. Veç autokritik­ës, nuk kanë munguar as kritikat nga ana e trajnerit. Para nisjes së seancës së djeshme, Gugash Magani ka shfaqur pakënaqësi për protagoniz­min e tepruar që pa në fushë. “Luani dhe sakrifikon­i për të marrë fitoret, por çuditërish­t Besa i lëshon si pa të keq fitoret. Përtej peshës së fanellës dhe detyrimit që keni për të dhënë maksimumin, habitem si nuk vjen keq për mundin tuaj. Të vraposh, luftosh, dominosh e të kthehesh në Kavajë me një barazim. Qoftë edhe një miqësore mes shokësh unë do të doja ta fitoja e jo më në kampionat. Nuk kam vërejtje për lojën, pasi dominuat në çdo drejtim. Disa prej jush morën përsipër një protagoniz­ëm të tepruar, që solli ato raste të humbura. Altruizmi është detyrim ‘fair play’ kur luan në grup, ndërsa disa prej jush morën përsipër më shumë se sa i mbajnë gjunjët. Mund të kesh protagoniz­ëm, por kur konkludon dhe pas fitores ndoshta harrohet kjo sjellje. Po të gabosh aq lehtë, është e pafalshme. Nuk është ndeshja e parë që lëshojmë pikë të merituara e të vlefshme”, tha fillimisht tekniku peqinas. Duket qartë që edhe pse nuk preferoi të citonte me emër, kritikat më të mëdha ishin për sulmuesit dhe mesfushorë­t e avancuar. Kujtojmë se sulmuesi Onuh u zëvendësua, ndërsa sulmuesi tjetër Hoxha, shpërdoroi dy raste të arta shënimi. Prapavija me Dobjanin në krye ishte reparti që bëri mirë punën e tij, duke mos lejuar Apoloninë të krijonte qoftë një rast të pastër shënimi. Numri një i stolit u ndal edhe te Flamurtari, kundërshta­r i javës së 17-të. “Deri të hënën kemi kohë të përgatisim përballjen me Flamurtari­n. Janë një kundërshta­r shumë më i fortë se Apolonia, qoftë në përbërje qoftë në objektiva. Ndaj tyre ndalohet të gabosh. Nëse Apolonia nuk kishte mundësi të na rrezikonte, kuqezinjtë mund ta bëjë këtë nëse ia lejojmë. Ndaj do t’i kthehemi stërvitjes e do të punojmë fort për ta përgatitur këtë ndeshje. Detajet do t’i aplikojmë ditë pas dite”, mbylli analizën e tij Magani. FERIZ FERIZAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania