Panorama Sport (Albania)

AF Elbasani luan sezonin, Stojku: E mundim Pogradecin

-

Për shumëkënd, ndeshja midis AF Elbasanit dhe Pogradecit, që do të luhet të dielën në orën 13:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, është një finale, që vendos ndoshta edhe skuadrën që do të ngjitet në Kategorinë e Parë. Por për trajnerin Gentian Stojku, Pogradeci është thjesht një ndeshje radhe, e cila do të ketë vlerën e tri pikëve, si ndaj çdo kundërshta­ri tjetër. Në prononcimi­n e dhënë për “Panorama Sport”, numri një i pankinës elbasanase, i cili nuk e ka provuar asnjëherë shijen e humbjes me këtë skuadër, tregon se lojtarët do të dinë ta interpreto­jnë si duhet këtë sfidë. “Kur kemi hyrë në kampionat këtë sezon, e kemi pasur të qartë se për të arritur objektivin, duhet të fitojmë ndeshjet tona ndaj çdo kundërshta­ri. Çdo takim ka vlerën e tri pikëve dhe me këtë synim futemi në fushë edhe ndaj Pogradecit. Ne do të kemi të njëjtin impenjim për të dhënë maksimumin si ndaj çdo kundërshta­ri, me synimin për ta fituar. Ekipi gëzon një formë të mirë dhe nuk duam ta ulim kurrsesi ritmin, ndaj besojmë se do të dalim me një fitore. Është thjesht ndeshje radhe që duhet ta kalojmë me sukses”, u shpreh fillimisht tekniku elbasanas për gazetën.

APELI PËR TIFOZËT

Më tej, në lidhje me mbështetje­n e tifozërisë verdheblu, e cila pritet të jetë e shumtë në numër të dielën, Stojku deklaroi se përkrahjen e tyre e kanë ndierë kudo dhe të njëjtën gjë pret edhe ndaj Pogradecit. “Ne tifozët i kemi pasur në krah në çdo ndeshje dhe në çdo fushë. Normalisht kanë qenë një suport i madh për ekipin. Jemi një skuadër që jemi mësuar me ta në krah. Na kanë munguar vetëm në Gjirokastë­r, për shkak se fusha ishte e dënuar dhe luhej pa praninë e tyre. Edhe ndaj Pogradecit e presim mbështetje­n e tifozëve, që jam i bindur se nuk do të na mungojë”, përfundoi trajneri i skuadrës verdheblu.

VLADIMIR MEMA

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania