Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja, një brazilian premton rikthimin te goli

-

Besëlidhja vijon stërvitjen intensive në kuadër të transfertë­s ndaj Tërbunit, që do të zhvillohet të shtunën në orën 13:00 në stadiumin e Pukës për llogari të javës së 17-të. Barazimi ndaj Lushnjës në shtëpi i la lezhjanët në fund të tabelës, pozicion nga i cili nuk po distancohe­t. Sulmuesi brazilian, Ikaro Nunjes, i ardhur në merkaton e verës, deri tani ka shënuar vetëm tre gola, një shifër shumë e vogël për një lojtar të repartit ofensiv. Në një bisedë për “Panorama Sport”, sulmuesi ka deklaruar ndër të tjera se Besëlidhja dhe ai vetë do të ndryshojnë. “Kemi hyrë në fazën ku ekipet i bëjnë llogaritë me laps në dorë, për të qëndruar sa më larg gjashtë vendeve të fundit të rrezikut. Kjo është shqetësues­e, por jo pa rrugëdalje. Kemi në dispozicio­n edhe 30 pikë, për të cilat do të luftohet fort deri në fund. Jam i bindur që Besëlidhja do të ndryshojë për mirë, pasi edhe trajneri i ardhur kohët e fundit ka nisur që të adaptohet me ne. Po ashtu, edhe ne me stilin e punës së tij. Do të luajmë ndaj Tërbunit, që në fazën e parë na ka mundur në stadiumin tonë. Një humbje dëshpërues­e, pasi ishim në avantazh 2-0 dhe gjithçka u shkërmoq duke pësuar tre gola. Tani nuk jemi as në formën e fazës së parë dhe as në organizim, por shpresoj se do të kemi të tjera rezultate. Edhe unë dua që të zhbllokohe­m, duke u rikthyer te shënimi i golit që në transfertë­n e radhës ndaj Tërbunit, pasi edhe në ndeshjen e fazës së parë në Lezhë u kam shënuar”, ka thënë Nunjesh për “Panorama Sport”.

PRENG GJIKOLA

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania