Panorama Sport (Albania)

Strakosha: Turp nëse s’futemi në Europian, Inzagi si një baba

“Nuk jam më i mirë se Foto, ai ka pasur një kërcim që...”

-

Ky sezoni nuk ka sh kuar në mënyrën më të mirë për Tomas Strakoshën. Si fillim mosaktiviz­imi dhe më pas një dëmtim kanë lënë portierin me vetëm 2 ndeshje këtë vit. Teksa vazhdon rikuperimi­n, Strakosha ka folur për portalin grek “Sport24”, ku flet për periudhën e gjatë në Itali, refuzimin që bëri ndaj klubit të Romës, si dhe hapin e madh në Premier Ligë. Më tej ai shprehet edhe për kualifikue­set e Europianit, si dhe krahasimin që i bëjnë me babain e vet, Foto Strakosha.

LARGIMI NGA GREQIA“Kur u nisa për në Itali isha 16 vjeç e gjysmë. E kisha si synim të largohesha nga Greqia dhe të luaja jashtë, sepse gjërat nuk po shkonin mirë. Me fjalë të tjera, largimi në një moshë kaq të re më ndihmoi të piqesha, ta përballoja vetë jetën në mjedise që nuk i njihja. Vend i huaj, gjuhë e huaj, mentalitet i huaj. Për shkak të moshës ishte e vështirë, sepse ndryshon tërësisht planin që kishe deri atëherë. Po mendoja se si do të ofroja dhe si do ta ndihmoja familjen time që të mos kishte më probleme, as financiare, as psikologji­ke. Kështu që qëllimi im ishte më i madh se vetë futbolli dhe kjo më motivoi e më shtyu të shkoja përpara dhe të mos mendoja për dështimin”.

OFERTA E ROMËS“Krahas Lacios, ishte edhe rasti i Romës. Mund të zgjidhja se ku të shkoja. Patëm një grindje të madhe me trajnerin e portierëve të Lacios, Adalberto Grixoni, kështu që doja vetëm të shkoja te Roma. Edhe financiari­sht, te Roma ishte më mirë. Gjithashtu edhe për familjen time. Mirëpo ky njeri më bëri të besoj se me të në krah do të isha në gjendje të përmirësoh­esha dhe të arrija atje ku doja. Kjo është arsyeja pse nuk zgjodha në bazë të kritereve financiare, por vendosa të bëhesha portieri që ëndërroja”.

DEBUTIMI KUNDËR MILANIT- “Nuk do ta harroj kurrë debutimin tim në ndeshjen kundër Milanit, nuk pata kohë të stresohesh­a, sepse e mora vesh në minutën e fundit. Një gazetar mori babanë tim dhe i tha: “Ku do ta shihni ndeshjen, pasi djali juaj do të luajë?” Babai më mori në telefon për të parë nëse dija gjë, e kuptoi që nuk e kisha idenë kështu që nuk më tha

asgjë. Në një moment, 3-4 orë para ndeshjes, shoku i skuadrës me të cilin ishim në dhomë thotë: “Sot, ditë e bukur, ë? Është momenti i debutimit tënd”. Pyeta veten: “Çfarë debutimi? Si e ditka ai dhe unë jo?” Aty filloj të bashkoj copat e enigmës, sepse portieri i parë i skuadrës kishte dhimbje dhe nuk u stërvit në mëngjes, por nuk i kisha kushtuar vëmendje. Unë isha i treti, kështu që edhe po të mos luante ai, nuk do të luaja. I dyti ishte portieri i kombëtares kroate. Nuk kishte kohë për t’u stresuar, mendova se kishte

ardhur shansi im dhe duhet të provoj veten. Kështu që pak para ndeshjes na thonë: “I dyti dhe i treti, bëhuni gati!” Trajneri nuk e kishte vendosur ende. Portieri kryesor më dërgoi një mesazh: “Mos u shqetëso fare, do të luash, paç fat! Pas asaj ndeshjeje, trajneri Inzagi më bëri portier të dytë e më pas të parë. Inzagi është një trajner i mirë, e gjithë skuadra e donte. Ai ishte njeriu që më hoqi stresin. Dinte kur të bënte shaka, kur të ishte serioz dhe kjo gjë e ndihmoi skuadrën që të ecte përpara, të fitonte trofe thuajse çdo vit, të shkonte në

Europë. Me fjalë të tjera ishte si një baba”.

TRANSFERIM­I NË PREMIER LIGË- “Ishte ëndrra ime të luaja në Premier Ligë dhe kjo është arsyeja pse nuk pranova ofertat e tjera. Mendoj se ishte mosha e duhur për të shkuar në Angli, pas një dekade në Itali. Brentfordi synon të shkojë në Europë. Është ekip që ka lojtarë të rinj dhe unë jam një nga veteranët në fakt. Kishin nevojë për përvojën time. Këtu nuk ka lojtarë që vendosin egon e tyre mbi ekipin. Mendoj se në bazë të rezultatev­e që kemi treguar deri më tani, veçanërish­t

me skuadrat e gjashtë vendeve të para, pasi kemi mundur pesë nga gjashtë, jemi në rrugën e duhur dhe kemi një ritëm të mirë. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se ne mund të arrijmë objektivin”.

DËMTIMI I RËNDË“Nuk ishte e lehtë për mua, e dija që do të humbisja kohë për t’u përshtatur. Kur fillova të integrohes­ha, fati i keq deshi që të lëndohesha. Kanë kaluar katër muaj, tani jemi në gjysmë të sezonit. Ajo që kam ndërmend dhe synoj është të jem 100 % mirë, të jem i shëndetshë­m, në mënyrë që të tregoj atë që jam dhe të ndihmoj skuadrën kur duhet. Sepse, për momentin, nuk mund të luaj për shumë arsye. E di që nuk jam ende vetvetja, prandaj vazhdoj të punoj. Tani jam në një ritëm jo 100 %, por të paktën po stërvitem me ekipin”.

ANGLIA- “Ajo që shoh nga skuadrat në Angli është se ka më pak presion në krahasim me Italinë ku isha unë. Këtu kënaqesh me stërvitjen, nuk ka p.sh., procesi i të shkuarit në hotel për të fjetur para ndeshjes, siç ndodh në shumë vende të tjera. Kjo mund të tingëllojë pa kuptim, por ju nxjerr nga rutina. Ndoshta në shtëpi, për shembull, pushoni më mirë, nuk ndieni presion dhe shkoni tri orë para ndeshjes për të ngrënë dhe për të luajtur”.

KOMBËTARJA SHQIPTARE“Mendoj se në vitin 2024 mund të hyjmë në Europian, sepse brezi i ri që ka dalë, ka shumë talent,

lojtarë shumë të mirë dhe një mentalitet më të mirë. Ka shumë futbollist­ë që luajnë jashtë vendit. Pra, nëse shkojmë në rrugën e duhur, të gjithë së bashku mund të kualifikoh­emi. Polonia konsideroh­et si favoritja e grupit, por ne duhet të jemi patjetër skuadra e dytë që do të kalojmë. Do të jetë turp të mos futemi, ne kemi talent”.

GREQI DHE SHQIPËRI“ISHA i ri, tek U-17 kur kisha mundësi të zgjidhja nëse do të isha me Kombëtaren shqiptare apo me kombëtaren greke. E dua, e vlerësoj dhe e respektoj Greqinë çdo ditë të jetës sime. Thjesht unë dhe prindërit e mi jemi nga Shqipëria dhe mendoj se është më e përshtatsh­me të luaj për Kombëtaren shqiptare, sepse është atdheu ku i kam rrënjët. Dhe është mirë që në Kombëtare të mblidhen lojtarët më cilësorë shqiptarë për të ndihmuar dhe që skuadra të fillojë të ndërtojë emrin e saj”.

KRAHASIMI ME FOTON“Për mua nuk do të jem kurrë më mirë se babai im, por po ta pyesni do të thotë që djali im është shumë më i mirë. Ajo që e kam shumë zili tek ai është personalit­eti që nxori në fushë. Kam pasur një kasetë kur kam qenë i vogël, e cila ka pasur momentet më të mira të babait tim. Duhet ta kem parë mbi një milion herë. Ajo kishte një kërcim brenda për të cilin unë isha pafundësis­ht xheloz. Për mua, babai im ishte njeriu kundër të cilit nuk mund të shënoje gol”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania