Panorama Sport (Albania)

Flamurtari, Kaso: Dëshirojmë finalet e Ligës Unike në Vlorë

“Duam 6 trofetë me femrat, për historinë edhe me meshkujt”

- ERMAL SIKA

Në Vlorë nuk do të ketë vetëm trofe dhe kupa, por edhe investime në infrastruk­turë. Pallati i Sportit “Flamurtari”, do të rehabilito­het pjesërisht. Në një intervistë për “Panorama Sport”, drejtori i klubit shumësport­ësh, Klevis Kaso, zbardh projektin që do të ndryshojë pamjet dhe kushtet e pallatit. Drejtori Kaso shpreh kënaqësinë që ekipi i meshkujve të Flamurtari­t do të ngjitet në Superiore, duke e vlerësuar si arritje historike. E shikon një skuadër simpatike atë të femrave, ndërsa deklaron se këtë vit synon 6 trofe. Kaso zbulon gjithashtu se ka bërë kërkesë për zhvillimin në Vlorë të finaleve të Ligës Unike.

Kaso, infrastruk­tura e pallatit të sportit është jo e mirë. Parashikoh­et një rehabiliti­m i afërt?

Do të jetë një rehabiliti­m i pjesshëm i pallatit të sportit. Nuk do të jetë total, pasi kërkon një fond që duhet të vijë nga qeveria dhe është një shumë e madhe, që besoj se bashkia nuk e përballon dot. Ne kemi hasur vështirësi në punën tonë për sa i përket parketit, që është në një gjendje shumë të amortizuar. Po ashtu edhe tavani me kalimin e viteve ka filluar të çedojë dhe kur bie shi, uji futet edhe në fushë. Bashkia dhe Këshilli Bashkiak kanë nxjerrë një fond për të restauruar parketin, tavanin dhe çatinë me qëllim që federatat respektive kur zhvillojnë këto aktivitete sportive të mos kenë më problemin e kolaudimit të pallatit, siç janë finalet apo ndeshjet me rëndësi të ekipeve tona.

Kur mendohet të nisin punimet?

Ne e parashikon­im ta nisnim sa më shpejt. Por do të jenë disa procedura, kështu që mund ta fillojmë punën pas zgjedhjeve lokale për efekt se këtu duam të zhvillojmë finalet e Ligës Unike, në 16 dhe 17 mars mes ekipeve kosovare dhe shqiptare, finalet e kampionati­t të basketboll­it të femrave, të volejbolli­t U-20. Janë disa finale që do të ishte mëkat që t’ia shmangnim publikut vlonjat dhe t’u hiqnim mundësinë vajzave dhe djemve vlonjatë për t’u shpallur kampion në qytet. Në verë pritet që gjithçka të ketë përfunduar dhe të jetë gati për aktiviteti­n. Por duhet një ndryshim rrënjësor i pallatit të sportit për ta sjellë në identiteti­n e viteve që është krijuar, do të bëhet në projektin “Vlora Sport”, bashkë me stadiumin.

Flamurtari i basketboll­it të meshkujve është në rrugën e duhur drejt ngjitjes në Superligë...

Ka të paktën një dekadë, që basketboll­i i meshkujve ishte

harruar. Në vitet që edhe unë kam luajtur kemi pasur djem shumë të talentuar, pothuajse nga më të mirët në Shqipëri. Ekipi mbahet në Kategori të Parë dhe investimet për të mos thënë qesharake ishin shumë të dobëta. Morëm një iniciativë si klub bashkë me përkrahjen e këshillit bashkiak dhe kryetarit të bashkisë, Dritan Leli, që basketboll­in e meshkujve duke e parë si sportin e dytë më të ndjekur në Shqipëri, pas futbollit, ne ta kishim në pjesën elitare të qytetit të sporteve ne vend. Kemi bërë hapin e parë këtë vit me rritjen e buxhetit dhe afrimin e disa lojtarëve të huaj. Por nuk janë vetëm lojtarët e huaj që bëjnë diferencën. Ne në Elbasan kemi fituar vetëm me

SKUADRA

2.PARTIZANI 3.ELBASANI 4.SKËNDER.

F H

1.FLAMURTARI 7 5 2 12 2 0 0 5 7

PIKË

14 9 7

KOSH

555-412 525-451 503-548 418-590

një të huaj në fushë, me një nga ekipet më të forta të kësaj kategorie. Ka djem vlonjatë, që bashkë me të huajt kanë bërë një ansambël shumë të mirë për të qenë një ekip pretendent­ë edhe vitin tjetër, për të qenë ndër katër të parët, por pse jo edhe për të pretenduar të dalim kampionë. Kur unë kam ardhur drejtor në klub kishim një ekip të parë, por nuk kishim zinxhirët. Tani marri pjesë në kampionat me U-14, U-16, U-18 dhe të rriturit. Kemi një cilësi shumë të mirë edhe te moshat. Këta djem do të furnizojnë ekipin e parë dhe do të jemi gjithmonë aty për të synuar Superligën dhe pse jo të jemi pretendent­ë për të dalë kampion.

Është historike ringritja e basketboll­it të meshkujve?

Të themi të drejtën meshkujt nuk kanë asnjë titull kampion dhe është për të ardhur keq. Është historike që do ta ringremë, por nuk është historike që ne do të dalim një vit dhe do të jemi ndër më të mirët. Historike do ta quaja nëse do ta mbanim në nivele të larta, të prodhojmë lojtarë dhe të kemi shumë trajnerë që të përfshihen në basketboll­in e meshkujve. Ne duhet të prodhojmë trajnerë, gjë që i mungon basketboll­it në Shqipëri.

Basketboll­i i femrave vijon

rrugëtimin pozitiv. Keni një koment?

Femrat vazhdojnë ecurinë pozitive. Kam një thirrje për publikun vlonjat dhe shqiptar, të na mbështesin. Kemi bërë një aplikim për të marrë finalet e Ligës Unike më 16 dhe 17 mars dhe t’i zhvillojmë në Vlorë. Do të jetë një supereveni­ment. Shpresojmë që sikundër u luajt vjet këtu Superkupa, të kemi dashamirës­inë nga të dyja federatat Kosovë-shqipëri, që të krijojnë një festë kombëtarë në qytetin e Vlorës.

Sa trofe synoni këtë vit me femrat?

Ne synojmë që të kemi 6 trofe këtë vit, si asnjëherë tjetër. Gjashtë trofe në një vit. Me marrjen e Ligës Unike këtu, jemi shumë afër këtij objektivi.

Jeni i kënaqur me ecurinë e skuadrës?

Jam më se i kënaqur. Jo vetëm për faktin se po fitojmë çdo trofe, por ne kemi krijuar një grup të shkëlqyer vajzash, që kanë si lokomotivë trajneren e tyre, me një disiplinë të hekurt punë dhe edukate. Janë një ekip simpatik, në sjellje dhe në situata ndaj syve të publikut. Ka njerëz që kur vijnë këtu thonë Sofia dhe Sambra sikur t’i njihnin prej vitesh. Kjo më gëzon më shumë se sa trofetë dhe titujt.

 ?? ?? Klevis Kaso, drejtor i klubit shumësport­ësh Flamurtari
Klevis Kaso, drejtor i klubit shumësport­ësh Flamurtari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania