Panorama Sport (Albania)

Zhbllokohe­t Lukaku: Doja një dopietë, e bëj në Portugali

“Ky gol më çliroi, mund t’i jap shumë gjëra Interit”

-

Kishin kaluar katër vite nga hera e fun dit që Romelu Lukaku festonte në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve. Një pafundësi, konkretish­t që nga dopieta e epokës së Mançester Junajtidit, më 6 mars 2019. Gjithsesi, nga ajo periudhë kanë ndryshuar shumë gjëra, sepse tashmë që ka lënë pas dëmtimin dhe po rigjen edhe vazhdimësi­në në fushë, Romelu Lukaku është gati që të tërheqë Interin, edhe më mirë seç bëri në aventurën e parë zikaltër, sidomos në Ligën e Kampioneve. Dhe këtë uri, sulmuesi belg e shpreh të gjithën në fund të ndeshjes, përpara gazetarëve. “Më në fund erdhi goli? Në atë gjuajtje kishte gjithçka... Sodisfaksi­on, vrer, uri, çlirim... Por mbi të gjitha ishte tepër e nevojshme që ta fitonim këtë ndeshje të parë. Duhej ta fitonim dhe ia dolëm, ndonëse personalis­ht mund të kisha bërë edhe më shumë se kaq. Duhej të kisha shënuar edhe një gol të dytë, por më vjen keq që nuk ia dola, ndonëse do ta provoj në ndeshjen e kthimit këtë. Ky sukses është me shumë peshë në pritje të ndeshjes së kthimit, pasi transferta­t në Portugali janë të gjitha delikate dhe neve do të na lejojë që të shkojmë më të qetë. Çlirim total? Mbase po, sepse e vërteta është që kam kaluar disa muaj të fundit shumë të komplikuar dhe vetëm rikthimi në fushë, për të ndihmuar sa më shumë Interin mund të më përmbushte. Tashmë që jam rikthyer në dispozicio­n jo vetëm që dua të gjej vazhdimësi­në, por të nis të arrij objektivat që i kam vënë vetes, të cilat natyrisht që përkojnë edhe me ato të klubit. E ndiej se duke kapur formën më të mirë, mund t’i japë shumë Interit dhe jo vetëm këtë fitore minimale që morëm në ‘San Siro’. Gjithsesi, për momentin e rëndësishm­e është që skuadra të avancojë dhe të shkojë sa më lart që të jetë e mundur në Champions, - vazhdon Lukaku, i cili në fund e mbyll me një batutë. – Gjithçka e mbyllur me Barelën pas përplasje verbale? Patjetër që po. E patë sesi më kërkoi falje me atë asist

që më dhuroi?! (qesh) E vërteta është që unë dhe Nikolo jemi miq aq të ngushtë sa edhe kur shkëmbejmë ndonjë fjalë me tone nervoze e bëjmë vetëm për të mirën e skuadrës. Sepse siç e kam thënë, me një si Barela jam gati që të shkoj çdo ditë në luftë”, përfundoi 29-vjeçari.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania