Panorama Sport (Albania)

Ten Hag darkon me Fergin përpara Barçës: Konsultë nga përvoja e tij

Holandezi merr këshillat nga menaxheri legjendar

-

Erik ten Hag ka darkuar me Sër Aleks Fergusonin përpara përballjes së sotme me Barcelonën në Ligën e Europës. Ish-trajneri legjendar i “Djajve” dhe tekniku aktual u fotografua­n në restoranti­n “Cibo” në Mançester përpara ndeshjes së kthimit të “play off”-it të 1/8-ave me katalanasi­t. 81-vjeçari humbi dy finale të Champions-it kundër Barçës në 2009 dhe 2011, por shijoi gjithashtu dy fitore të famshme në finalen e Kupës së Kupave në 1991-shin dhe gjysmëfina­len e Champions-it në 2008. Junajtid barazoi gjithashtu 3-3 në të dyja ndeshjet me Barcelonën në grup në sezonin e tripletës në 1999. I pyetur në konferencë­n e djeshme për shtyp në “Carrington” për takimin e tij me Sër Aleks, Ten Hag tha se ai i mirëpriti këshillat e trajnerit legjendar: “Ishte fantastike. Unë e shijoj gjithnjë të flas me njerëz që kanë shumë dije dhe shumë eksperienc­ë. Ai do ta ndajë atë, dëshiron që të ndihmojë dhe mbështesë. Mançester Junajtidi është klubi i tij dhe ai ndihet kaq i përkushtua­r. Ne po luajmë mirë. Ishte një mbrëmje e shkëlqyer dhe mezi po pres takimin e radhës me të”. Holandezi përshëndet­i tifozët pas fitores kundër Lestërit të dielën dhe paralajmër­oi një mbrëmje magjike sot në “Old Trafford”, ku “Djajtë” do të kenë shansin që të sigurojnë një biletë në 1/8-at pas barazimit 2-2 në “Camp Nou” javën e shkuar. Ky është dueli më i rëndësishë­m europian për të që prej gjysmëfina­les së Champions-it në 2019 në stolin e Ajaksit, por Ten Hag tha: “Për mua ndeshja e radhës është gjithnjë më e rëndësishm­ja. Unë nuk jam nga ata tipa që kthej kokën pas, por shoh përpara. Jam i emocionuar për nesër (sot). Dy skuadra të shkëlqyera do të përballen me njëra-tjetrën në ‘Old Trafford’. Një atmosferë e shkëlqyer, një ambient fantastik, është më e mira që mund të marrësh”. Mançester Junajtid është ende në luftë në të katërta frontet që në sezonin e parë të ish-trajnerit të Ajaksit në “Old Trafford”. Ata mund të fitojnë trofeun e parë që prej vitit 2017, të dielën, ku do të përballen në finalen e Kupës së Ligës kundër Njukasëlli­t.

 ?? ??
 ?? ?? Ish-trajneri i Mançester Junajtidit, Sër Aleks Ferguson dhe ai aktual, Erik ten Hag, duke darkuar në restoranti­n “Cibo” përpara ndeshjes me Barcelonën
Ish-trajneri i Mançester Junajtidit, Sër Aleks Ferguson dhe ai aktual, Erik ten Hag, duke darkuar në restoranti­n “Cibo” përpara ndeshjes me Barcelonën
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania