Panorama Sport (Albania)

Junajtid-barça ose... Leva-rashford

Ten Hag dhe Ksavi me sytë nga sulmi, bomberët kanë shënuar nga 24 gola këtë sezon

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Barcelona luan të ardhmen e saj në Ligën e Europës ditën e sotme. Skuadra katalanase viziton “Old Trafford”-in për të luajtur ndeshjen e dytë të “play off”it kundër Mançester Junajtidit. Në “Teatrin e Ëndrrave” do të luhet për të prishur ekuilibrin e vendosur nga dueli i parë në “Camp Nou” 2-2. Dhe një nga faktorët që mund të prishë ekuilibrin është dueli i sulmuesve, Robert Levandovsk­i dhe Markus Rashford, të cilët janë golashënue­sit më të mirë të të dyja skuadrave. Polaku dhe anglezi vijnë në këtë përballje pasi kanë shënuar të njëjtën kuotë golash deri tani këtë sezon, 24. Bomberi i katalanasv­e është shënuesi më i mirë në La Liga me 15 gola, të cilëve u shton edhe 5 të tjerë në Champions, 2 në Kupën e Mbretit dhe 2 në Superkupën e Spanjës. Rashford e ka tundur rrjetën 14 herë në Premier Ligë, por kjo nuk mjafton për të prirë listën e “Këpucës së Artë”, për shkak të rekordit stratosfer­ik të sulmuesit të Mançester Sitit, Erling Haland, i cili ka shënuar 26 gola deri tani në kampionat. Sulmuesi i Junajtidit ka realizuar 4 gola në Ligën e Europës, 5 në Kupën e Ligës dhe 1 në Kupën FA. Anglezit

i shtohen edhe 9 asiste ndaj 6 të Levandovsk­it, por polaku ka një mesatare më të lartë të golave. Leva i ka regjistrua­r këta 24 gola në 29 ndeshje, që përkthehet në një mesatare prej 0.83 golash për 90 minuta, ndërsa Rashfordit i duheshin shtatë

ndeshje të tjera për të arritur të njëjtin numër, pra ka një mesatare prej 0.67 golash për ndeshje.

POLAKU - “Djajtë e Kuq” e barazuan ndeshjen e vajtjes në “Camp Nou” edhe falë golit të Rashfordit, i cili shënoi atë të barazimit momental

1-1, duke fituar duelin me Levën, i cili nuk shënoi në Spanjë dhe do të tentojë ta bëjë në Mançester golin e parë të karrierës së tij në Ligën e Europës. Fituesi i dy “Këpucëve të Arta” të fundit me respektivi­sht 41 dhe 35 gola, do të përballet me një

Rashford, i cili ka shpërthyer me gjithë shkëlqimin e tij këtë sezon dhe është duke bërë edicionin më të mirë të karrierës së tij. Por ish-bomberi i Bajernit do të ketë të vështirë që të mbrojë edhe këtë sezon me sukses çmimin e golashënue­sit më të mirë europian. Polaku është i gjashti në klasifikim­in aktual, me 30 pikë, pas të paarritshm­ëve Haland (52 pikë), Pelegrino (37.5), Osimhen (36), Kejn (34) dhe Valencia (30). Por Rashford gjendet edhe më poshtë, ndërsa renditet i katërmbëdh­jeti me 28 pikë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania