Panorama Sport (Albania)

Ksavi: Nuk i kemi fituar trofetë me arbitra

Është Junajtidi më i fortë i viteve. Mesi e ka derën e hapur

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Siç mund të parash ikohej, çështja “En rikez Negreira” ishte e pranishme edhe në konferencë­n e fundit për shtyp të trajnerit të Barcelonës, Ksavi Hernandez, përpara ndeshjes së kthimit kundër Junajtidit në Ligën e Europës sot në “Old Trafford”. Pak orë më parë u shtua edhe deklarata e Karlhainc Rumeniges, ish-lojtar, ish-zëvendës president dhe ish-drejtor i përgjithsh­ëm i Bajernit të Mynihut, e cila i hodhi benzinë më tej zjarrit në lidhje me akuzat ndaj Barçës për ndërhyrje tek arbitrat. “Kam qeshur kur lexova këtë lajm, por nuk më habit: sa herë që luanim në Spanjë ndieja një ndjesi të çuditshme”, tha Rumenige, i cili u përball me katalanasi­t vetëm gjashtë herë kur luante për Realin. “I respektoj të gjitha mendimet, edhe atë të dikujt si Rumenige, por nuk e kam ndierë kurrë se më kanë ndihmuar të fitoj tituj. As në Europë, as në Spanjë. Është e sigurt”, tha Ksavi. Ai shtoi se Barcelona duhet të përballet sot me skuadrën më të mirë të Junajtidit në shumë vite: “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Junajtidi është një prej skuadrave

më të mira në Europë sot dhe po e tregon këtë në çdo ndeshje. Ten Hag është duke bërë një punë të shkëlqyer. Ata janë një skuadër që tregon intensitet, mentalitet, pasion, ritëm. Duhet të matemi me atë në çdo nivel, të tregojmë personalit­et

dhe qëndrojmë besnik ndaj stilit tonë. Junajtidi është duke luajtur futbollin më të mirë në shumë vite. Por është një shans i mirë për të treguar se edhe Barcelona mund të konkurrojë gjithashtu. Ne kemi ardhur këtu me

dëshirën dhe pasionin për të rivalizuar. E dimë që do të jetë e vështirë, por kemi një skuadër të aftë për t’u kualifikua­r”. Shumë zëra ka edhe për një rikthim të Mesit në “Camp Nou” këtë verë, pasi t’i skadojë kontrata me PSGNË

dhe Ksavi nuk e përjashtoi: “Lojtari më i mirë në botë dhe në histori do të përshtatej gjithnjë. Nuk kam asgjë për të shtuar. E kam thënë që kjo është shtëpia e tij dhe dyert i ka të hapura, kështu që nuk mund të shtoj më shumë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania