Panorama Sport (Albania)

De Ketelare gati të ‘lulëzojë’, belgu ka me vete statistika­t

Inati po jep efektet e para, 21-vjeçari nuk gabon më

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Gabimi ndaj Monzës është një “deja vu” për tifozët e Milanit. Ashtu si në fazën e parë ndaj së njëjtës skuadër, Sharl de Ketelare gaboi edhe këtë herë një rast flagrant. Faji i një goli “të ngrënë”, ku gabimi i belgut është vetëm i fundit i një serie gjatë të njëjtit aksion sepse Zhiru duhet të kishte lejuar topin të kalonte, Salmakers mund ta pasonte më mirë përpara se numri 90 të godiste. Sidoqoftë, rritja e tij, edhe pse minimale, ekziston. E dëshmon qasja, por edhe statistika­t. Duke krahasuar parametrat para pushimit botëror dhe ato të vitit 2023, belgu është përmirësua­r në goditje, pasime dhe topat e luajtur. Dhe inati i shfaqur në Monza mund të jetë çelësi për të ndryshuar gjërat. Shiheni De Ketelaren në fushë dhe tregoni atë që ju vjen në mendje. Të gjithë shohin atë që duan. Një djalë i pushtuar nga fati i keq. Një djalë i shtypur nën çmimin e tij prej 35 milionësh. Një djalë pa pjekurinë e nevojshme për të përballuar presionet e një klubi si Milani. Një djalë që së shpejti do të lulëzojë dhe do t’i bëjë të gjithë të ndryshojnë mendime. Një djalë, pikërisht sepse Sharli është vetëm 21 vjeç.

ZEMËRATË— Epo, në atë shpërthim, kanë qenë të shumtë ata që panë diçka të re: një reagim. Një rebelim kundër fatit cinik dhe hileqar, i cili duke rikthyer kasetën e gabimeve të mëparshme, nuk ishte parë kurrë me këtë intensitet. Dhe kështu arsyetimi është i parëndësis­hëm: zemërimi është i mirëpritur, do ta ndihmojë të jetë më “i keq” përpara portës herën tjetër. Të shohësh De Ketelaren të lulëzojë si një lule në pranverë është një synim i të gjithë botës kuqezi. Para së gjithash, sepse është tmerrësish­t i dobishëm për një ekip që ka shumë konkurrenc­ë në zonën “Champions”. Pastaj sepse e ndihmon atë, individual­isht, të rifitojë besimin dhe të mos e humbasë më. Dhe së fundi për shkak se i shërben sistemit të lojës së Piolit: nëse është 4-2-3-1, 3-4-2-1 apo 3-4-12, prania e fantazisti­t nuk delegohet. Edhe sepse ka tre kolegë në organikë.

PARAMETRAT - Për të mbështetur ata që besojnë se më në fund kanë parë një shkëndijë të re te Sharli, ka edhe disa të dhëna. Mjafton të krahasoni lojtarin e pjesës së parë të sezonit - pra deri në fund të ndalesës së Botërorit - me atë të vitit 2023. Parametrat po përmirësoh­en. Jo të gjitha, por me pak fjalë, linja nuk është aspak e

sheshtë. Mesatarja e gjuajtjeve për ndeshje është rritur (nga 0.67 në 1.11), po ashtu edhe ajo e goditjeve në kuadrat (nga 0.11 në 0.56). Madje, përqindja e ‘shkrepjeve’ në kuadrat është rritur nga 20 në 75. Dhe ajo e pasimeve të suksesshme nga 76.1 në 83.1%. Rritet edhe

mesatarja e ndeshjeve të topave të luajtur: nga 44.3 në 62.7, me një rritje të atyre në zonën kundërshta­re që shkoi nga 5 në 6.2. Me pak fjalë, diçka duket se po lëviz. Gjithçka që mbetet është ta shndërrojm­ë atë shpërthim zemërate në një shpërthim festiv goli.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania