Panorama Sport (Albania)

Mateus: Nagelsman, lëvizje strategu me Mylerin

David Alaba mbron 33-vjeçarin: Je lider i vërtetë te Bajerni

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Disfata ndaj M’gladbah ka lënë gjurmë të thella në kampin e Bajern Mynihut, e cila do të pasohej me një sërë ngjarjesh të tjera, nga fjalori i ashpëri i Nagelsmani­t, e deri te “poshtërimi” i Mylerit. Pikërisht ky i fundit do të trondiste jo vetëm tifozët e bavarezëve, por edhe legjendat gjermane. Gjithsesi Lotar Mateus do të mbante tjetër qëndrim mbi situatën në fjalë.

“REKORDMENI”-”SIGURISHT që është e hidhur të shikosh një legjendë si Tomas Myler të largohet nga fusha e lojës vetëm fare pak minuta nga fillimi i saj. Ama nëse i referohemi në planin taktik unë jam plotësisht dakord me të. Juliani e kishte të detyruar të largonte njërin prej lojtarëve me tipare ofensive dhe alternativ­at ishin të kushtëzuar­a, si Gnabri, Çupo-moting dhe Myler. Serzxh gëzon shpejtësi dhe produktivi­tet nga krahët dhe nëse do ta përjashton­te, tempi do të binte. Erik mbart statusin e një bomberi klasik, mbështetur në strukturën fizike. Ja pra që Myleri mbeti opsioni më i përshtatsh­ëm për t’u zëvendësua­r, çka do të jepte efekt në ruajtjen e ekuilibrav­e. E gjithë rezymeja e mësipërme tregon se trajneri i kampionëve në fuqi të Bundesligë­s e kanë analizuar deri në detaje këtë zgjedhje”, pohonte Lotari në “Sky Sport”. “Plakushi” nga Mynihu së fundmi kishte ndarë foto në “Instagram”, e ku gjente momentin për ta çdramatizu­ar zëvendësim­in. Reagimi më interesant ka ardhur nga ish-shoku i tij, David Alaba.

MBROJTËSI-”LIDER i vërtetë” do të shkruante lojtari i Real Madridit në adresim të Tomasit, çka dëshmon se përtej largimit nga Mynihu, Davidi gëzon respekt maksimal ndaj futbollist­it me numër “25” në “Allianz Arena”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania