Panorama Sport (Albania)

Klubi pranon dëmtimin e ligamentit, bavarezët fërkojë duart

-

Ecuria negative e Parisit do të merrte fund në duelin ndaj Lilës, edhe pse rezultati dëshmoi se ata nuk janë në formën e tyre më të mirë (e përfunduar 4-3). Suksesi në limitet e kohës së rregullt nuk do ta lejonte Mbapenë me shokë t’i kënaqeshin plotësisht, pasi Nejmari do të dilet me barelë nga fusha e blertë. Nga raportimet e fundit të klubit parisien rezulton se braziliani 30-vjeçar ka dëmtuar ligamentin në atë ndrydhje të frikshme të këmbës. Misteri më i madh mbi këtë lëndim lidhet me përfshirje­n e tij në Mynih, e cila korrespond­on me takimin e kthimit në Ligën e Kampioneve përballë bavarezëve, e planifikua­r në datën 8 mars. Vetëm para dy ditësh “Le Parisien” pohonte se futbollist­i i “Seleçaos” do të ishte jashtë fushave për të pakën 3javë, megjithatë drejtuesit e Parisit nuk kanë dalë me një vendim të prerë nëse lojtari me numër “10” në “Parc des Princes” do të jetë i gatshëm të jap kontributi­n e vyer në një moment kur klubi ka më shumë nevojë se kurrë në përmbysjen e rezultatit të parë (0-1). Vlen të theksohet se në komunikatë­n në fjalë, dita e sotme do të ketë informacio­ne më të detajuara mbi mundësinë e rikthimit dhe a do të ketë shpresa për t’u aktivizuar në tempullin e gjigandëve nga Mynihu.

RENDITJA

EKIPI

1 PSG 2 Marsejë 3 Monako 4 Lens

5 Ren

6 Lilë 7 Lorient 8 Nisë

9 Lion 10 Reims 11 Tuluzë 12 Klermont 13 Nantë 14 Montpelie 15 Strasburg 16 Brest 17 Trua 18 Okserr 19 Azhakso 20 Onzher

JAVA E 25-të (24-26 shkurt)

FB 18 3 16 4 15 5 14 7 13 4 12 5 11 6 10 8 10 5 7 13 9 5 8 6 6 10 8 2 4 9 4 8 4 7 4 6 5 3 2 4

H 3 4 4 3 7 7 7 6 9 4 10 10 8 14 11 12 13 14 16 18

P 57 52 50 49 43 41 39 38 35 34 32 30 28 26 21 20 19 18 18 10

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania