Panorama Sport (Albania)

Kolela: Nuk jemi shëruar ende

“Alternativ­at e shumta na forcojnë, por jemi si dikush që është me temperatur­ë 40 gradë”

- DENIS LALA

Partizani luan sot në Kukës për të marrë një tjetër fitore, shumë të rëndësishm­e për ecurinë. Në prag të kësaj sfide, trajneri i të kuqve, Xhovani Kolela ka folur për mediat. Ai është shprehur se të tijtë i pret një ndeshje e vështirë dhe se Rexhepi do të luajë titullar, duke vendosur të lërë në stol Hoxhën, edhe pse kapiteni është rikuperuar nga dëmtimi që pati pësuar. Italiani shprehet se Partizani është më i fortë, sepse ka më shumë alternativ­a për formacioni­n, por nuk e quan ende të kaluar krizën e kësaj nisjeje të vitit.

Përballeni me Kukësin, si e prisni këtë ndeshje?

Në këtë moment çdo kundërshta­r është i vështirë. Kukësi është në vendin e parafundit të klasifikim­it dhe mendoj se është një skuadër, që nuk e meriton këtë pozicion, kështu që pikët janë shumë të rëndësishm­e për ne dhe për ata.

Mund të themi se tashmë Partizani e ka kaluar krizën pas dy fitoreve të fundit?

Jo. Nuk ka kaluar momenti i vështirë, kur dikush është i sëmurë me temperatur­ë 40 gradë celsius, nuk mund të ngrihet nga krevati dhe të fillojë të ushqehet me një biftek të madh.

A do të jetë i gatshëm Da Silva për nesër dhe si është situata me lojtarët e tjerë të dëmtuar?

Jo, askush nuk është gati nga ata që kanë shfaqur probleme, por kemi mjaft lojtarë dhe do të luajë dikush tjetër.

Preka është kthyer të luajë. Konsideroh­et ai një

mundësi potenciale për ta nisur nesër si titullar?

Shpresojmë! Preka ka punuar shumë këto muaj dhe mendoj se ai duhet të marrë minuta, pasi ka vuajtur shumë gjatë gjithë kësaj periudhe.

Në këtë sezon keni marrë dy fitore ndaj Kukësit. Sa moral ju jep ky fakt?

Ne moralin e marrim gjatë përgatitje­ve që zhvillojmë gjatë javës, por sigurisht që paraqitjet e mira janë pozitive. Shpresoj të na shkojë mirë, sepse në këto momente pikët kanë shumë rëndësi për të gjithë, jo vetëm Partizanin.

Keni të dy portierët në dispozicio­n, cili është ai që do të luajë dhe që mban rolin e portierit të parë?

Do të luajë Rexhepi, ai është portieri titullar. Kjo është e gjashta ose e shtata herë që e konfirmoj. Alban Hoxha ka qenë gjithmonë në dispozicio­n, kjo falë eksperienc­ës së tij, por gjithmonë kam deklaruar se titullar do të jetë Rexhepi.

Mendoni se Telushi dhe Preka janë dy lojtarët, që kanë aftësinë të mbulojnë hapësirën e lënë bosh nga largimi i Bitrit?

Sipas meje, Partizani në këto momente është më i fortë, pasi unë kam shumë alternativ­a. Edhe rezervat mendoj se mund të jenë titullarë, nuk mund të vë në diskutim kush luan apo jo, të gjithë i konsideroj si titullarë. Kemi Kukësin fillimisht, pastaj në mesjavë do të luajmë në Shkodër për Kupën e Shqipërisë, prandaj të gjithë i konsideroj­më titullarë, sepse nuk kemi luksin të ndajmë lojtarët në ata të stolit dhe ata titullarë.

Sa e vështirë është të zgjidhni mes gjashtë sulmuesish, që janë të një niveli të lartë?

E vështirë është kur ke tre sulmues dhe duhet të zgjedhësh vetëm një, por kur ke gjashtë është më komode, pasi dikush do të luajë një ndeshje dhe tjetri në ndeshjen e radhës. Për mendimin tim konkurrenc­a është një aspekt shumë i rëndësishë­m për t’u rritur.

Sa vendimtare i konsideron­i tri ndeshjet e radhës për vazhdimësi­në e Partizanit në këtë sezon?

Tashmë është e rëndësishm­e që çdo ndeshje që luhet pikët rekrutohen dhe pranë që çdo duel është shumë i vështirë dhe i rëndësishë­m dhe momentalis­ht dua që lojtarët e mi të mendojnë vetëm për Kukësin, pjesën tjetër e mendojmë më pas.

Thatë se Partizani nuk ka nisur të vrapojë. Kur do ta bëjë Partizani këtë?

Atëherë më duket se ky nuk është problem vetëm për Partizanin, por edhe skuadrat e tjera me lojtarët e rinj, ata nuk arrijnë të vrapojnë. Djemtë që kanë mbërritur në janar gradualish­t po arrijnë formën dhe kjo vlen për të gjitha skuadrat.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania