Panorama Sport (Albania)

Sakaj: Flamurtari i pret në Vlorë, vendosin duelet direkte

Ish-kapiteni kuqezi ka qenë trajner i Orikut

-

Artan Sakaj është njohës i mirë i Kategorisë së Parë, edhe për faktin se ka drejtuar Orikumin gjatë viteve të fundit. Ish-kapiteni i Flamurtari­t parashikon një garë të fortë për dy biletat që të ngjisin direkt në Superiore, ndërsa i jep një avantazh të lehtë skuadrës së zemrës për kalendarin që ka, teksa rivalët e Dinamos dhe Skënderbeu­t i pret në Vlorë. Trajneri 42-vjeçar mendon se do të jenë ndeshjet direkte mes tyre ato që do të vendosin më shumë për ekipet që do ta mbyllin këtë kampionat në vendin e parë dhe të dytë. “Me aq sa kam parë dhe sa e njoh unë kampionati­n e Kategorisë së Parë, mendoj se deri në fund për dy vendet e para që të ngjisin direkt në Superiore do të jenë në garë Dinamo, Skënderbeu dhe Flamurtari. Ka disa arsye pse këto skuadra kanë më shumë shanse për t’u ngjitur në krahasim me ekipet që janë më poshtë. Megjithatë, janë shumë faktorë që do të vendosin gjatë garës dhe nuk mund të parashikoj dot se çfarë do të ndodhë, sepse janë të tria skuadra të forta. Janë pak më të shkëputura me pikë se të tjerët, por jo me ndonjë diferencë të madhe. Dinamo, Skënderbeu dhe Flamurtari janë skuadra që kanë përbërje më të mirë dhe me alternativ­a lojtarësh për të zëvendësua­r dëmtimet apo kartonët, duke ditur që janë më të shpeshta kur afron fundi i kampionati­t. I kam ndjekur në disa ndeshje dhe të them të drejtën, kanë

“AVANTAZHI QË U JEP KALENDARI”

Ish-mbrojtësi i djathtë i Flamurtari­t, Teutës dhe Besës në periudhën 1998-2014 e ka të

vështirë për të thënë se kush është skuadra favorite në garën treshe për t’u ngjitur në Superiore. “Edhe nëse bazohem te kalendari nuk mund të them diçka të saktë, sepse është vetëm fillimi i fazës së dytë dhe pak a shume i kanë të gjitha ndeshjet njësoj për nga vështirësi­a. I vetmi avantazh që mund t’i jap Flamurtari­t është që i pret të dy rivalët direkt në Vlorë. Prandaj them që fatin do ta vendosin vetë në përballjet mes tyre”, përfundoi Sakaj, i cili aktualisht nuk drejton një ekip dhe është në pritje të ofertave.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania