Panorama Sport (Albania)

Memelli: Skënderbeu i pari, ka kalendar më të mirë se rivalët

Ish-sulmuesi parashikon një garë të fortë

-

Migen Memelli e drejtoi Skënderbeu­n e këtij sezoni në nëntë javët e para të kampionati­t, ndërsa u largua pas humbjes 2-1 ndaj Korabit në transfertë më 14 nëntor të vitit 2022. Në vend të tij, presidenti i korçarëve, Ardjan Takaj, emëroi trajnerin serb, Ivan Gvozdenovi­ç. Por çfarë mendon tani Memelli që e shikon kampionati­n pa pasur konflikt interesi? “Për mua ky kampionat ishte totalisht diçka tjetër nga ajo që prisja. Megjithatë, me boshllëqet që u plotësuan dhe merkaton cilësore që u bë në janar, mendoj që Skënderbeu do të jetë skuadra e parë që do të futet në Kategorinë Superiore. Pastaj, sa i përket vendit të dytë, mendoj se do të jetë një garë e fortë deri në fund mes Dinamos dhe Flamurtari­t. Për mua Dinamo ka një strukturë të mirë, ashtu si ekipi vlonjat që ka një grup cilësor. Përfshi Skënderbeu­n, që e shikoj favorit, kampionati do të jetë i hapur deri në fund mes këtyre tri skuadrave për dy vendet e para. Për nga cilësia teknike dhe kualitativ­e e elementëve në skuadër mendoj se Dinamo dhe Flamurtari i kanë të barabarta. Kush do të gabojë më pak, do të jetë në Superiore. Duke pasur pak dobësi për Flamurtari­n, pasi kam luajtur në Vlorë, dëshira ime është që të futen Skënderbeu dhe Flamurtari, por nuk është çudi që këto dy ekipe të luftojnë për një biletë dhe të jetë më pas Dinamo e para”, ka thënë trajneri pogradecar për “Panorama

“PSE KORÇARËT JANË MË TË FAVORIZUAR”

Ish-sulmuesi tregon arsyen që sipas tij korçarët janë më të favorizuar në krahasim me Dinamon dhe Flamurtari­n në garën për t’u ngjitur direkt në elitë. “Unë mendoj se Skënderbeu është më i favorizuar vetëm për faktin se shumicën e ndeshjeve të vështira i ka në fushën e vetë në këtë fazë të dytë. Pasi kaloi atë me Dinamon, mendoj se e vetmja ndeshje shumë e fortë që i ka mbetur në transfertë është ajo në Vlorë ndaj Flamurtari­t. Pjesa tjetër e takimeve mendoj se do të mbeten thjesht për t’u luajtur, nëse Skënderbeu kalon me sukses edhe ndeshjen me Flamurtari­n. Pra, në atë që unë gjykoj, nëse shikon mirë kalendarin e të tria skuadrave, Skënderbeu e ka më të lehtë në vazhdim në krahasim me Dinamon dhe Flamurtari­n”, përfundoi 42-vjeçari, i cili drejtoi korçarët në Kategorinë Superiore dhe Kategorinë e Parë. Memelli ka debutuar në elitë si trajner në vitin 2018 te Laçi, ndërsa në fillimet e karrierës ka qenë pjesë e akademisë së Tiranës, duke drejtuar ekipet U-17 dhe U-19, nga ku ka marrë edhe trofe.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania