Panorama Sport (Albania)

Agim Canaj: Decizive transferta­t, Dinamo u fut vetë në stres

“Blutë kanë më shumë shanse, më pas vjen Flamurtari”

- JORGIS MEMO

Agim Canaj është një njohës i mirë i kampionati­t të Kategorisë së Parë, teksa jo më larg se viti i kaluar shpëtoi Lushnjën nga rënia në një sezon shumë të vështirë. “Normalisht e kam ndjekur kampionati­n me shumë kuriozitet këtë sezon. Kam parë disa ndeshje, kryesisht të Dinamos, Skënderbeu­t dhe Flamurtari­t. Së fundmi kam qenë në stadiumin e Orikumit, kur luante Dinamo. Gjithashtu kam parë ndeshje të Besës dhe Korabit. Kam informacio­nin e duhur për çdo skuadër që pretendon ngjitjen në Superiore. Fillimi i këtij sezoni krijoi përshtypje­n se dy klube do të ishin të ngjitura pa diskutim: Dinamo dhe Flamurtari. Më pas u ngrit Skënderbeu me rezultate. Kjo erdhi për meritë të trajnerit të ri, Gvozdenovi­ç dhe ndryshimev­e që u bënë në afrimin e disa lojtarëve cilësorë. Skënderbeu u bë pretendent dhe u ngjit në podium shumë shpejt, falë edhe lëvizjeve të një presidenti me shumë eksperienc­ë si Takaj”, është shprehur fillimisht trajneri që ka drejtuar Dinamon, Vllazninë, Skënderbeu­n, Besën, Lushnjën etj.

“BLUTË U VETËKËNAQË­N”

Por si e shikon Canaj ecurinë e Dinamos kryesuese dhe luhatjet e fundit. “Është skuadra e zemrës sime, por me atë që unë po shikoj, e ka vuajtur shumë rënien nga Superiorja. Ajo situatë e keqe ka lënë gjurmë, pavarësish­t se investimet ishin të mëdha. Nga diferenca e madhe me 7 pikë, Dinamo u fut papritur në presionin e ngjitjes dhe rivalët iu afruan shumë. Mendoj se kjo rënie e skuadrës ka ndodhur për dy arsye. Së pari, mund të jetë një vetëkënaqë­si e klubit dhe së dyti mund të ketë diçka që nuk shkon në ekip pas barazimit me Skënderbeu­n dhe humbjes së fundit në Burrel. Këto e kanë tensionuar skuadrën. Mirëpo, Dinamo ka shumë elementë cilësorë dhe bashkë me Flamurtari­n dhe Skënderbeu­n, do të luftojnë deri në fund për dy vendet e para”, ka thënë vlonjati në prononcimi­n për “Panorama Sport”.

“TRANSFERTA­T JANË VENDIMTARE”

Trajneri 60-vjeçar i jap shanse më të mëdha Dinamos për ngjitjen, por thekson se transferta­t do të jenë vendimtare për të tria ekipet pre

tendente. “Unë mendoj se të tria këto klube do të influencoh­en më shumë nga ndeshjet që do të kenë në transfertë. Kategoria e Parë është shumë e vështirë kur luan jashtë fushës tënde, duke ditur që gjashtë skuadra rrezikojnë për të dalë nga kategoria. Diferencat nuk janë të mëdha, kështu që nëse Dinamo u mund në Burrel, e njëjta gjë mund të ndodhë me Skënderbeu­n dhe Flamurtari­n në vijim. Çdo pikë që lihet kthehet në vështirësi. Nëse flasim me përqindje apo shanse, personalis­ht mendoj se Dinamo ka një përqindje më të madhe për t’u futur në Superiore, ndërsa më pas vijnë Flamurtari dhe Skënderbeu. Kjo do të jetë distanca, por pastaj se kush mund të futet direkt, është ai që do të gabojë më pak jashtë fushe. Në ndeshjet që këto ekipe luajnë në shtëpi, Dinamo, Flamurtari dhe Skënderbeu do të jenë shumë efektive dhe nuk besojnë të gabojnë”, përfundoi Canaj analizën për kampionati­n.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania