Panorama Sport (Albania)

Dënime për sherrin në Kamzë, pezullohet edhe drejtori i Kukësit

-

Komisioni i Disiplinës ka marrë dje disa vendime për ndeshjet e Kategorisë Superiore të javës së fundit, por gjithashtu për Kategorinë e Parë dhe futbollin e moshave. Bie në sy dënimi i mesfushori­t të Tiranës, Albano Aleksi, si dhe sulmuesit të Kastriotit, Joan Çela, të cilët u ndëshkuan me karton të kuq në ndeshjen e luajtur në Kamzë. Një dënim prej 8 ndeshjesh pezullim ka marrë edhe drejtori sportiv i Kukësit, Naim Halili, i cili ka protestuar nda vendimet e arbitrave në Durrës.

Ja vendimet e plota të zbardhura dje nga FSHF-JA: 1.

Lojtari i KS Kastrioti, Joan Çela, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Tirana, Albano Aleksi, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

FK Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/ 1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.

Zyrtari i FK Kukësi, Naim Halili, për sjellje josportive ndaj vendimeve të zyrtarëve të

2. 3. 4.

ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitete­t sportive të organizuar­a nga FSHF-JA, deri në përfundim të dënimit.

Zyrtari i KF Burreli, Arjan Lleshaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

FC Dinamo U-13, për dështim në përmbushje­n e përgjegjës­ive duke sjellë si pasojë moszhvilli­min e ndeshjes së Kampionati­t Kombëtar “Abissnet Superiore” U-13 kundër FK Teuta U-13, në bazë të nenit 30/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

Lojtari i FC Internacio­nal Tirana U-15, Lionel Xake, për sjellje

5. 6. 7.

josportive ndaj kundërshta­rit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Skënderbeu U15, Spasian Nasto, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Flamurtari FC U-19, Klevis Haxhiraj, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Flamurtari FC U19, Dario Dapaj, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Kukësi U-19, Aurel Brika, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Kukësi U-19, Ervin Sefolli, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U-13, Matias Halili, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 muaj.

8. 9. 10. 11. 12. 13.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania