Panorama Sport (Albania)

Temitope: Kreun e kam fiksim, dua “Këpucën e Artë”

“7 gola janë pak për mua. Mundim Luzin, por kujdes...”

- LLAZI SARO

Skënderbeu e ka gjetur “bomberin” në Kate gorinë e Parë. Me shtatë gola të shënuar, është Abdul Temitope që e ka marrë këtë status. Nigeriani me pasaportë irlandeze, po u përgjimet pritshmëri­ve që drejtuesit kishin për të dhe jo më kot këmbëngulë­n që të mos u ikte në janar. 27-vjeçari e ka të qartë se çfarë klubi do dhe duket se janë të njëjta me ato që ai vetë ka. Në një prononcim të dhënë enkas për “Panorama Sport”, ai tregon ambiciet për të kapur kreun dhe “Këpucën e Artë”. E ka gjetur 7 herë rrjetën deri më tani, por nuk kënaqet aspak. “Golat për një sulmues janë gjithmonë të rëndësishm­e dhe më vjen mirë që po gjej vazhdimësi­në në rrugën e rrjetës. E them me bindje se dy golat në dy ndeshjet e fundit më kanë dhënë më shumë besim pasi prej disa javësh nuk po arrija dot të finalizoja. Tani kam gjetur ritmin dhe shpresoj që ta mbaj një gjë të tillë. Shtatë gola të shënuar në 14 ndeshje me Skënderbeu­n nuk mendoj se janë shumë, por edhe pak nuk janë. Ndaj po bëj të pamundurën për të qenë gjithmonë në maksimum dhe i përqendrua­r për të shfrytëzua­r çdo rast që na del për shënim. Tani mund të them se ndihem më i qetë edhe për vetë faktin se ekipi është më sulmues dhe më i angazhuar në aspektin ofensiv. Kjo për ne është një garanci më shumë, ndaj nuk është rastësi që në

këto javë Skënderbeu po arrin të shënojë më shumë dhe të gjithë sulmuesit po zhbllokohe­n”, theksoi 27vjeçari.

OBJEKTIVAT

Edhe pse nuk është i pari në listën e golashënue­sve, paralajmër­on se do të ngjitet shpejt në majë. “Objektivi kryesor për ne, vendi i parë dhe ngjitja direkt në elitë. Kjo është ajo që meriton Skënderbeu. Jemi të gjithë të fiksuar te ky mision dhe besoj se rezultatet e fundit po na mbajnë në rrugën e duhur. Por nga ana tjetër kam edhe prioritete­t personale për të realizuar. Dua të shënoj sa më shumë dhe të fitoj ‘Këpucën e Artë’. Jam vetëm dy gola larg vendit të parë dhe i bindur se mund t’ia dal me ndihmën e shokëve të ekipit. Gjithsesi, me këmbë në tokë dhe i përqendrua­r te çdo ndeshje, ky është parimi im i punës”, vijoi numri 11 i bardhekuqv­e.

KUJDESI

Pas fitores me goleadë përballë Orikut, korçarët do të presin në shtëpi Luzin. Duan të vijojnë me serinë e fitoreve, ndonëse Temitope kërkon kujdes. Edhe pse e cilëson ndeshje radhe, paralajmër­on se duhet përqendrim maksimal. “Kemi një tjetër ndeshje në shtëpi dhe besoj se duhet ta shfrytëzoj­më në maksimum pasi ky është një avantazh për ne. Fitorja është i vetmi rezultat që ne kërkojmë çdo javë dhe tashmë kjo është e qartë. Por duhet ta marrim me përqendrim dhe respekt ndaj kundërshta­rit, duke mos nënvlerësu­ar askënd. Luzi vjen nga një fitore dhe morali i tyre do të jetë në majë. Ndaj duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të mbyllim sa më shpejt ndeshjen”, përfundoi sulmuesi i Skënderbeu­t.

 ?? ?? Abdul Temitope, sulmuesi 27-vjeçar
Abdul Temitope, sulmuesi 27-vjeçar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania