Panorama Sport (Albania)

Ivan firmos për 1.5 vjet, Dinamo ka dhe një vend bosh

Pas 23 ndeshjesh në Serinë A, do të jetë pjesë e bluve

-

Dinamo është gjithmonë në lëvizje, edhe kur merkatoja ka përfunduar. Lojtarë që lihen të lirë, huazohen dhe janë në shitje, por edhe të tjerë që afrohen. Klubi kishte lënë vende të lira në listën e federimit dhe njërin prej tyre e ka zënë tashmë David Ivan.

IDEOHET PËR ELITËN

Mesfushori sllovak, sipas burimeve të gazetës “Panorama Sport” pranë Dinamos, ka arritur akordin për të firmosur një kontratë për 1.5 vjet, që do të thotë se ai do të jetë pjesë e bluve edhe sezonin e ri, me shumë gjasa në Superiore. Në kampin dinamovit kanë bindjen se kanë bërë një goditje të rëndësishm­e, jo vetëm duke iu referuar Cv-së së lojtarit. Ivan numëron 23 ndeshje në Serinë A me fanellën e Sampdorias në fillimet e karrierës së tij dhe kjo nuk është pak. Më pas ai ka qenë pjesë e skuadrave si Bari, Pro Verçeli, Vis Pezaro dhe Kievo në Itali, duke provuar të tria nivelet më të larta të futbollit italian. Bjellorusi­a ka qenë stacioni i fundit për sllovakun 27-vjeçar dhe pozitiv është fakti se në 2022-shin ai ka luajtur 20 ndeshje, 17 nga të cilat si titullar. Blutë kanë marrë një lojtar të gatshëm dhe me eksperienc­ën që ka mendojnë se do t’u shërbejë edhe në elitë sezonin e ardhshëm.

NJË VEND BOSH

Gazeta mëson se Dinamo ka edhe një vend bosh në listë, kështu që mund të bëjë

edhe një përforcim gjatë kampionati­t. Blutë kanë në monitorim disa lojtarë dhe ndoshta shumë shpejt mund të bëjnë edhe një goditje të fundit. Kuptohet, bëhet fjalë për lojtarë që më shumë merren për llogari të sezonit të ardhshëm. Kryeqyteta­sit kanë shfaqur

probleme më tepër në mbrojtje dhe ndoshta ai që do të zërë vendin e fundit bosh në listë do të jetë një mbrojtës. Për momentin nuk ka emra konkretë. Para sllovakut Ivan, Dinamo ka afruar sulmuesit Ndreu, Gjoni dhe Fall, mbrojtësin Zhivanaj dhe portierin Krosta. Nga huazimi te Teuta është kthyer Devi Fejzulla. Në anën tjetër, janë larguar Rexhinaldo, Daija dhe Diogo, ndërsa Ali Samake është huazuar te Lushnja dhe Shala në Kosovë. Portieri Bakaj ka kaluar trajner portierësh te Dinamo U-19. FATJON RUPI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania