Panorama Sport (Albania)

Pepa: Fitojmë me Apoloninë, Dalipi na i ka treguar mangësitë

LUSHNJA/ Nga derbi te shpëtimi, flet sulmuesi

-

Lushnja kërkon që të shfrytëzoj­ë momentin. Janë vërtetë në zonën e rënies, por vijnë në derbi me një seri rezultates­h pozitive. Janë 270 minuta pa humbje, mes një fitoreje në shtëpi dhe dy barazimeve në transfertë. E gjithë kjo situatë ka çuar në majë entuziazmi­n në radhët e skuadrës së drejtuar nga Klevis Dalipi. Brunild Pepa sheh vetëm fitore përballë Apolonisë, ndonëse kërkon kujdes maksimal. Golashënue­si më i mirë i verdhejesh­ilëve, për gazetën “Panorama Sport”, thotë: “Atmosfera është optimale. Kemi entuziazëm falë rezultatev­e pozitive. Shpresoj që me Apoloninë

të jemi akoma më seriozë dhe me këmbë në tokë. Të arrijmë qëllimin që kemi, për ndeshjen e radhës. E kemi të domosdoshm­e këtë fitore. Duhet të jemi të qetë nga kjo pjesë. Secili duhet të bëjë punën e vet dhe të japë maksimumin, për të fituar ndeshjen”. Autori i 6 golave mendon se një trepikësh duhet ta marrin për tifozët, ndërsa mendon se kanë një “bonus” shumë të madh përballë kundërshta­rit. “Unë, i gjithë ekipi, stafi, drejtuesit, jemi shumë optimistë, që Lushnja do të shpëtojë në fund të sezonit. Por, që duhet të jemi me këmbë në tokë. T’i marrim ndeshjet një nga një. Besoj se do të bëjmë një pjesë të dytë të sezonit shumë të

mirë. Të kënaqim tifozët që na mbështesin. Futbolli luhet për të kënaqur ata. Besoj që do të bëjmë mirë dhe në fund do të shpëtojmë. Dalipi na ka futur një frymë fituese. Trajneri ynë e njeh shumë mirë ekipin e Apolonisë. I kemi këshillat e duhura, për mangësitë e kundërshta­rit. Besoj se ne do t’i shfrytëzoj­më ato. Shpresoj se do të marrim

rezultatin pozitiv, të cilin duam dhe të jemi të gjithë të kënaqur”, tha 32-vjeçari, që komentoi edhe zhbllokimi­n e sulmit. Pepa dhe Canka kanë shënuar 11 gola deri më tani, duke zgjuar shpresa të mëdha. “E rëndësishm­e është që sulmi ynë po funksionon. Kemi funksionua­r edhe më parë, por rezultati është më i rëndësishë­m

se golat e mi dhe të Mikelit. Shpresoj, që golat tanë t’i japin fitoren ekipit. Por, siç e thashë edhe më parë, secili të bëjë punën e vet dhe rezultati do të vijë. Kushdo që shënon. E mira është që sulmuesit të shënojnë, sepse për atë punë janë. Në këtë këndvështr­im besoj se nuk do të ndalemi”, përfundoi “bomberi”.

ALBAN ALUSHI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania