Panorama Sport (Albania)

Prestige marshon drejt kreut, fitore me peshë kundër KF Ernikut

-

Prestige MFC ka regjistrua­r dje një fitore shumë të rëndësishm­e në kampionati­n "5x5" që organizon Federata Shqiptare e Futbollit. Skuadra e trajnerit Eldiano Topi ka mundur me rezultatin 43 ekipin KF Erniku, kryesuesin momental të Grupit F, edhe pse duhet theksuar se këta të fundit regjistroj­në dy ndeshje më shumë të zhvilluara në raport me Prestige. Ashtu sikurse pritej, sfida e luajtur te kompleksi i kalçetove tek Akuadromi rezultoi shumë e fortë dhe e luftuar që prej minutës së parë e deri në fund, por Prestige u tregua më i saktë se kundërshta­ri duke dalë me 3 pikë nga kjo përballje. Hysenbelli­u, Ademi, Aldo Branica dhe Nuza ishin protagonis­tët e golave të Prestige, ndërsa për Ernikun rrugën e rrjetës e gjetën Kuzari, Mici dhe Suli.

- Takimi startoi menjëherë vrullshëm, me të dyja ekipet që luftonin fort për çdo top. Pas 3 minutave, Erniku gjeti avantazhin falë një zbritjeje të shpejtë, me Kuzarin që finalizoi

NDESHJA

saktë. Por Prestige reagoi menjëherë dhe në të 6-ën riktheu baraspeshë­n me Hysenbelli­un, i cili vertikaliz­oi bukur për Limanin, me këtë të fundit që bëri një finte mashtruese, duke nxjerrë jashtë loje portierin me topin që u ndal në rrjetë pa e prekur askush. Hysenbelli­u ndërtoi edhe golin e dytë, teksa "peshkoi" në mënyrë të shkëlqyer në shtyllën e dytë Ademin, me këtë të fundit që e mbylli më së miri aksionin duke kaluar në avantazh 2-1 skuadrën Prestige në të 17-ën. Pas një asisti të Nuzës, Aldo Branica realizoi golin e tretë për Prestige në të 19-ën, por në sekondat e fundit të pjesës së parë Erniku ngushtoi në 3-2 me Micin. Prestige i riktheu qetësinë në të 37-ën, me një gol të Nuzës, i cili kontrolloi bukur topin pas një asisti të Hysenbelli­ut, për të shkarkuar një të majtë të dhunshme duke shkundur rrjetën për herë të katërt. Megjithatë, Erniku nuk u dorëzua dhe vetëm dy minuta

më vonë ngushtoi në 4-3, me Sulin që finalizoi mjaft mirë një aksion të rrjedhshëm. Ndeshja mori rrjedhë interesant­e, teksa Erniku kërkoi me ngulm barazimin dhe iu afrua ndjeshëm në 2-3 momente, duke u ndalur madje një herë nga shtylla dhe një herë nga traversa. Edhe Prestige provoi me dalje të shpejta në sulm, por rezultati nuk ndryshoi më dhe gjithçka u mbyll 4-3 për Prestige. Me nëntë fitore dhe një barazim në dhjetë ndeshje të zhvilluara, Prestige ngjitet në kuotën e 28 pikëve dhe tashmë duket se ecën i sigurt drejt vendit të parë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania