Panorama Sport (Albania)

Reali ekipi më “fair” në Europë, Junajtid më agresivi

Premier Liga, kampionati me më pak ndërhyrje

-

Reali i Madridit ësh të jo vetëm një prej skuadrave më të forta të planetit, por edhe më inteligjen­tet. Rekordmenë­t europianë të Ligës së Kampioneve dhe me një trajner si Karlo Ançeloti në stol, janë shndërruar përveçse një prej klubeve më fituese në Europë, edhe një nga klubet më “fair play”. Me teknikun italian në stol dhe një plejadë lojtarësh me shumë eksperienc­ë, një studim i observator­it të futbollit “CIES”, provoi se “Galaktikët” janë skuadra më e mirë në pesë kampionate­t kryesore të Europës kur vjen puna te raporti i faulleve të shkaktuara dhe pësuara (të cilin ata e kanë 0.68, që është 0.03 më mirë sesa skuadra e dytë që i ndjek, francezët e Klermontit). Madrilenët kryejnë mesatarish­t vetëm 9.4 faulle për ndeshje, ndërsa ndërhyrjet e parregullt­a që pësojnë janë mesatarish­t 13.9 për 90 minuta, duke dalë në raportin 0.68. Raportin më të lartë e ka Mançester Junajtid (1.49). “Djajtë e kuq” shkaktojnë 11.2 faulle mesatarish­t për ndeshje në Premier Ligë ndaj 7.5 të pësuar. Jashtë pesë kampionate­ve kryesore, qipriotët e Aris Limasolit kanë raportin e faulleve të shkaktuara më të lartë se çdo kampionat tjetër (1.71), ndërsa në total janë analizuar 52 kampionate futbolli në të gjithë botën. Rusët e Zenitit të Shën Pjetërburg­ut janë ekstremi pozitiv (0.60). Ndërsa në shifra absolute, skuadra e Kategorisë së Dytë në Portugali, UD Vilafranku­eze

ka shkaktuar më shumë faulle për ndeshje se të gjitha (18.2), ndërkohë që ekipi, i cili ka pësuar më tepër ndërhyrje të parregullt­a janë qipriotët e APOEL FC (18.6). Sa u përket kampionate­ve, është liga serbe rekordmene me numrin më të lartë të faulleve (30.3) dhe Kategoria e Dytë në Portugali (30.2). Në anën tjetër të peshores janë kampionati danez dhe holandez (19.3 faulle të dyja). Në pesë kampionate­t kryesore, kryeson La Liga (26.3), ndërsa kampionati me më pak faulle është Premier Liga (21.1).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania