Panorama Sport (Albania)

Del Piero pranon pas shumë vitesh: Ferguson më kërkoi disa herë...

Legjenda e Juves tregon prapaskena­t me trajnerin e Junajtid

-

Më në fund edhe Alesandro del Piero e pranon pas shumë vitesh, ndonëse Sër Aleks Ferguson e ka përmendur shpesh në autobiogra­finë dhe librat që janë shkuar për trajnerin legjendar të Mançester Junajtid. I ftuar në emisionin “Champions League” të rrjetit “Sky Sport”, ish-kapiteni i bardhezinj­ve konfirmon: “Po, Sër Aleks Ferguson më ka kërkuar në dy, apo ndoshta më shumë raste. Hera e parë ka qenë përpara vitit 2000 (mendohet se është oferta e vitit 1997, pasi Del Piero fitoi gjithçka me Juventusin, duke vendosur edhe Kupën Interkonti­nentale me golin e tij, pasi ngriti Champions-in), ndërsa tjetra pas vitit 2000 (mendohet në 2006-ën, pasi Juventusi u dënua keq nga skandali “Calciopoli”). Më kujtohen shumë mirë bisedat e bëra me Fergusonin, por tani nuk dua të them asgjë më shumë se kaq, përndryshe...”, ishte batuta e Del Pieros. Ndërkohë, nuk është një surprizë fakti se Sër Aleks Ferguson, jo vetëm adhukurrë ronte legjendën “Pinturikio”, por në të njëjtën kohë frymëzimi i tij ka qenë gjithmonë Juventusi i Marçelo Lipit, që fitoi gjithçka në Itali, në Europë dhe në botë përpara viteve 2000. Madje, miqësia mes dy teknikëve është aq e madhe, sa çdo vit për

Krishtlind­je nuk harrojnë që të shkëmbejnë si dhuratë një shishe verë mes tyre (kjo është pranuar nga Lipi në shumë intervista). Ndërkohë, vetë skocezi, lidhur me tentativat për të bindur Del Pieron ka kujtuar shpesh atë të 2006-ës: “Del Piero ka qenë i vetmi për të cilin isha i gatshëm të bëja çmendurira. Pas një ndeshjeje Champions-i mes nesh, në të cilën më dehu gjysmën e mbrojtjes me një finte, Rajan Gigs dhe Geri Nevilla erdhën tek unë dhe më kërkuan që ta blija menjëherë dhe me çdo kusht, pasi me atë do të kishim ngritur një cikël fitues 10vjeçar. Kështu që kontaktova Juven dhe menaxherin e tij, por Aleks herën e parë më refuzoi pa dashur që të dëgjojë ofertën time, duke më thënë se nuk mund t’i tradhtonte

ngjyrat bardhezi. Kjo ishte përpara viteve 2000, ndërsa herën e dytë mendova se mund ta kisha më të lehtë në 2006-ën, pasi u shpall kampion bote dhe Juvja zbriti në Serinë B. Në këtë rast nuk i mora leje Juventusit dhe e telefonova personalis­ht, pasi për të po lëvizte edhe Reali i Madridit. ‘Eja këtë herë te Junajtid, erdhi ora. Mos dëgjo ofertat e Realit, këtu do të jesh ylli i Junajtid dhe do të fitojmë gjithçka bashkë’. Ndërkohë, Aleks më përgjigjet: ‘Mister, ju e dini se pas shumë viteve nga ftesa e parë kanë ndryshuar shumë gjëra, por unë dua që ta shpëtoj Juventusin dhe nuk lëviz që këtu, sepse jam kapiteni’. Dhe ashtu ndodhi”, deklaronte Ferguson.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania