Panorama Sport (Albania)

Nga porta te sulmi, nis operacioni fshesa

Turpërimi ndaj Realit ka zbardhur skenarët

-

Liverpuli do të pësonte humbjen më të thellë në historinë e vet në Ligën e Kampioneve, e shkaktuar nga Real Madrididi me shifra 2-5. Ky rezultat do të vinte në pikëpyetje jo vetëm kalimin për në fazën çerekfinal­e, por edhe të ardhmen e futbollist­ëve. Eliminimi nga kupat vendëse dhe jashtë objektivit titull në Angli kanë bërë që mediat angleze t’i bëjnë një rezyme situatës te “Reds”-at dhe se cilët prej lojtarëve do të largohen me përfundimi­n e sezonit aktual.

PORTË- Alison nuk vihet në diskutim rreth largimit nga “Anfile Road”, ndonëse nuk prezantoi rendimet brenda pritshmëri­ve në duelin ndaj kampionëve të Champions-it. Adrian është një tjetër alternativ­e në kuadrat, por kontrata e tij përfundoi këtë verë dhe me shumë mundësi nuk do ta ketë shansin për të vazhduar.

Mbrojtja-tren-aleksandër Arnold ka mbetur një mirazh në kampin e të kuqve në krahasim më atë çfarë ai dhuronte para pak kohësh. Megjithatë daljet e shpejta nga krahët dhe reflekset me krosim drejt qendrës mbeten pika kryesore mbi alternativ­ën e qëndrimit. E njëjta tablo vlen edhe për partnerin Robertson. Roli i “shtyllave” me binomin Konate-van Dij nuk preken nga rrotacioni në kuadër të personalit­etit.

MESFUSHA-REPARTI me i paqëndrues­hëm në kuadrin e ruajtjes së ekuilibrav­e. Henderson, Bajçetiç,

Elit dhe Alkatara i shpëtojnë rrezikut në këtë hark “nominimesh”. Sulmi-liverpul ka harxhuar “qimet e kokës” për të pasur në frontin sulmues futbollist­ë të nivelit botëror. Vetëm Firminjo është më i rrezikuara për t’i dhënë duart në përfundim të sezonit të “të kuqve”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania