Panorama Sport (Albania)

Benzema shkruan historinë, vetëm Leo si ai

Golin e parë e shënoi me Lionin kundër Rozenborgu­t

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Ishte 6 dhjetori i vitit 2005, kur një djalosh i ri i quajtur Karim Benzema debutonte në Ligën e Kampioneve me fanellën e Lionit. Bashkë me debutimin shënonte dhe golin e tij të parë në Champions kundër Rozenborgu­t. Ajo ishte e para dhe e vetmja ndeshje e tij në atë sezon në këtë kompeticio­n. Por ishte shkëndija e një flake të gjatë që vazhdon prej 18 vitesh radhazi. Ishte pikënisja e një aventure që e ka kthyer sot në një nga sulmuesit më të rëndësishë­m në historinë e Ligës së Kampioneve. Që nga ai gol me Lionin, për 18 sezone radhazi në kompeticio­nin më elitar në Europë në nivel klubesh, Benzema nuk ka munguar asnjëherë në apel. Ky sezon dukej i habitshëm, duke parë që emri i tij nuk figuronte në listën e golashënue­sve të kompeticio­nit. Ishte vetëm çështje kohe. Pasi nuk kishte mundur të shënonte asnjë rrjetë në fazën në grupe, ai është kthyer i zakonshmi atëherë kur duhet, ku Liga e Kampioneve bëhet serioze. Ka zgjedhur një stadium mitik në Europë si “Anfield”

për ta bërë sefte në këtë edicion të Champions-it dhe e ka bërë me stil, me dy gola që e kanë ngjitur mes të tjerash dhe në vendin e tretë në listën e golashënue­sve historikë të kompeticio­nit pas Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit. Bashkë me dy golat e shënuar

kundër Liverpulit, Benzema është bërë i vetmi lojtar së bashku me “Pleshtin” e PSGSË që shënon në 18 sezone radhazi në Ligën e Kampioneve. Leo Mesi në fakt ka shënuar në 19 sezone nga 20 ku ka luajtur në Champions. E nisi aventurën në sezonin 20042005

kundër Shahtjorit, por pa mundur të shënonte. Një sezon më vonë, në atë 20052006, Mesi shënonte ndaj Panathinai­kosit për të vijuar për 18 sezone radhazi, rekord që ia ka barazuar Karim Benzema jo më larg se të martën në moshën 35 vjeç. Benzema, i cili e mbylli

sezonin e kaluar si golashënue­si më i mirë në Champions me 15 gola – rekordi i dytë më i mirë pas Kristiano Ronaldos në sezonin 2013-2014 – tashmë është i treti në listën e të gjitha kohërave dhe francezi nuk po di të ndalet duke vendosur rekord pas rekordi.

 ?? ?? Lojtarët e Realit të Madridit festojnë në Liverpul
Lojtarët e Realit të Madridit festojnë në Liverpul
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania