Panorama Sport (Albania)

Kreu, Kahn provokon rivalët: Faji ynë, tani përgatitun­i...

53-vjeçari zbulon formulën se si Bajerni të shpërthejë “Raketa” portugeze analizon takimin e kthimit në Champions

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Mungesa e qën drueshmëri­së është kthyer në kryefjalë ditët e fundit në Mynih, aty ku disfata ndaj M’gladbah do të “zgjonte” Nagelsmani­n me ekipin e tij, prej faktit se nuk janë në rrugën e duhur drejt suksesit, aq më tepër në një kompeticio­n ku ata kanë marrë statusin e “pronarit” në Bundesligë. Oliver Kahn nuk ka dashur që kjo frymë e turbullt të ndikojë në vazhdimësi­në e skuadrës, aq më tepër ku përplasjet ndaj Unionit dhe PSG-SË do të vendosin shumëçka në lidhje me fatet e sezonit aktual: “Gjendja ku ndodhemi nuk është më e mira e mundshme dhe reflektimi mbetet më tepër se sa obligim. Gabimet tona kanë servirur zhdukjen e hendekut në krye të ligës vendëse. Nuk mund të përmend vetëm duelin në M’gladbah. Ajo ishte maja e ajsbergut. Fillimi i vitit të ri kalendarik erdhi me trisin e barazimeve dhe rënien e lirë pa u kuptuar derisa... e ndajmë kryesimin me Unionin dhe Dortmundin. Megjithatë e kemi ecurinë në dorën tonë. Për tifozët kreu i Bundesligë­s është interesant, pasi skenarë i tillë nuk janë prezantuar kurrë me rregullat moderne. Moment efikas për të dëshmuar potenciali­n e vërtetë. S’kam dilemë se i kemi të gjitha kartat për t’ia dalë në të tria frontet. PSG-JA gjithashtu do të jetë takim interesant, ndonëse kemi avantazh minimal si pasojë e fitores në transfertë. Lakmia dhe vullneti duhet të mbizotëroj­e te futbollist­ët e Bajernit, e vetmja mënyrë në përkthimin e ideve në konkretizi­m. Pavarësish­t se klubi gëzon një histori plot arritje, kjo nuk mund të ndikojë në anashkalim­in e trofeve të caktuar. Qëllimi ynë mbetet i njëjtë që në nisjen e sezonit, triumfi në të gjitha frontet. Grupi dhe Nagelsmani duhet t’i ngrohin motorët seriozisht dhe të marrin atë çka u takon”, pohonte mes provokimes­h ndaj rivalëve shefi dhe legjenda e klubit më të titulluar në tokën gjermane.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania