Panorama Sport (Albania)

Kanselo paralajmër­on të tijtë: PSG-JA, e frikshme individual­isht

-

Merkatoja e dimrit do të thyente rekordin mbi bazë nënshkrime­sh nga kampi i Bajernit, pasi në të do t’i shtoheshin ekipit 3 emra të rinj, si Dalei Blind, Jan Zomer dhe Zhoao Knaselo. Ky i fundit erdhi në mënyrë rrufe në limitet e transferim­eve dimërore (me formulë huazimi nga Siti drejt Bajernit dhe me klauzolë jo të detyrueshm­e blerjeje prej 70 milionë eurosh). Askush nuk e priste që ish-”qyetari” të braktiste kampionët e Anglisë. Paraqitja perfekte që në takimet e para me bavarezët, bën që projektorë­t të rikthehesh­in sërish drejt aftësive mbresëlënë­se dhe shpejtësis­ë së jashtëzako­nshme në të dyja skajet e repartit difensiv. Së fundmi Zhoao ka rrëfyer disa të

“vërteta” në lidhje me largimin nga “Etihad Stadium”, marrëdhëni­a me Pep, sfida e kthimit në Champions apo edhe qëndrimin në Mynih përtej mbylljes së sezonit. MENTALITET­I-”ÇDO futbollist duhet ta pranojë se përfshirja në formacioni­n bazë të bën të jesh i vlerësuar. Kësaj tabloje nuk mund t’i shpëtoj as unë. Egoja më shtyn të shkoj drejt limiteve dhe më jep kurajë të përmirësoh­em. Nëse dëshiron ta vendosësh veten në një nivel me të tjerët, ke dështuar në misionin si i suksesshëm. Kurrë nuk e kam menduar të luaj rol dytësor në ekip, çka do të thotë se ishte edhe arsyeja kryesore e largimit nga

Mançester Siti”, tha luzitani.

RIVALI NË CHAMPIONS-”ËSHTË fakt se Paris Sg-ja në spektrin individual gëzon kualitetet më të larta në Europë. Ndryshe nga Bajerni apo ndonjë skuadër tjetër. Mjafton të përmendësh vetëm disa nga emrat në reparte të caktuara dhe e ke të qartë se çfarë të pret. Megjithatë ekipi ynë ka prezantuar formë të shkëlqyer përgjatë sezonit aktual në Ligën e Kampioneve. Nëse punojmë si grup i thyejmë, madje më lehtë se sa në përballjen e parë. Çështja e kualifikim­it mbetet e hapur dhe Mynihu do të jap verdiktin final”, pohonte mes pasigurish Kanselo mbi kalimin e raundit të 1/8-ave.

PRETENDENT­ËT-”GARA do të jetë e fortë, ndonëse nuk e kam të vështirë të jap 3 emrat e favoritëve në Ligën e Kampioneve si Mançester Siti, Bajerni dhe Real Madridi. Siti mbart në gjirin e tij potencial të frikshëm dhe mund të cilësohet si lider, mkaetgejig­thoartëia vlen të theksohet se eksperienc­a dhe uria e Bajernit mund të ndikojë pozitivish­t në triumfin final. Kampionët në fuqi gjenden më të drejtë në këtë listim, pasi mentalitet­i i tyre i bën të guximshëm”.

MARRËDHËNI­A ME Pepin”guardiola e ceku vetë këtë pjesë se arsyeja kryesore e largimit erdhi si pasojë e minutazhit të limituar. Besoj se e meritoja të luaja më shumë, pavarësish­t se trajneri nuk më lejoi”.

E ARDHMJA-”ENDE nuk e kam një përgjigje konkrete nëse do të vazhdoj të djersij fanellën aktuale edhe përtej mbylljes së sezonit. Ajo çka pohoj me bindje është lumturia që po më jep ky ambient. Dua ta shijoj në maksimum eksperienc­ën këtu, sigurisht me trofe”, përfundoi mes buzëqeshje­sh 28-vjeçari për gazetën sportive “O Jogo”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania