Panorama Sport (Albania)

Habit Magat: Parisi, më i frikshëm pa Nejmarin

-

Bajern Mynin gjendet në një udhëkryq të vërtetë në lidhje me paraqitjet e fundit. Edhe pse ata e arritën qëllimin në takimin e parë të raundit me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve, sërish mbetet e hapur çështja e kualifikim­it. Felik Magat i ka hyrë më në brendësi analizës mbi përfshirje­n e komponentë­ve të caktuar në të, aty ku mungesa e Nejmarit mbart peshë specifike. Për ish-trajnerin gjerman nuk duhet parë si avantazh te Bajerni në disa plane të ndryshme: “Nejmar ka treguar se posedon aftësi fantastike me topin nën këmbë, por ajo se çfarë kam pikasur në mentalitet­in e braziliani­t është egoizmi i theksuar, aq sa mund t’i shkatërroj­ë të gjithë punën e ndërtuar nga ekipi. Driblime pa kuptim në mesin e fushës, jo efikas në ndërtimin e aksioneve të rrezikshme. Po a shërbejnë këto karakteris­tika në favor të ekipit?! Sigurisht që jo dhe e them me bindje se takimi në Mynih do të japë tjetër shfaqje nga Paris nëse lojtari i përfaqësue­ses braziliane nuk do të jetë në kontingjen­t. Shpërndarj­a e topave krijon raporte të qëndrueshm­e dhe termi individ humbet për t’ia lënë vendin kolektivit, si e vetmja strategji efikase kur vjen fjala te suksesi. Nagelsman së bashku me grupin duhet t’i bëjë llogaritë mirë, nëse e shikojnë përjashtim­in e Nejmarit si pozitiv. Situata do të kishte tjetër panoramë po të diskutohej prezenca e Mesit apo Kiljë Mbapesë. Sulmuesi transalpin vjen nga një moment magjik, ashtu si edhe ylli argjentina­s, ku prova e Botërorit mjafton e tepron”, pohonte me tone të forta paralajmër­uese 69-vjeçari ekipin ku ai ka qenë në rolin e trajnerit përgjatë viteve 2004-2007. Mbetet të shikohet nëse Juliani do ta marrë në konsiderat­ë këtë këshillë, ndonëse nuk e pati të vështirë të fitonte në Paris.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania