Panorama Sport (Albania)

Hallaçi: Fitore me vlerë, por duhet bërë hapi i madh

-

Kukësi ka fituar 1-0 ndaj Partizanit pretendent për titull dhe ka shfaqur një lojë shumë të mirë, por trajneri i verilindor­ëve, Rraman Hallaçi, është shprehur se ekipi nuk është ende në nivelet ku duhet. Trajneri kuksiane njihet për qëndrimet e tij jooptimist­e pas ndeshjeve, për shkak se kërkon të mbajë skuadrën në tonusin e duhur emocional. Hallaçi shprehet se Kukësi i tij është forcuar në mbrojtje, teksa pranon se te penalltia e pretenduar nga Kukësi për prekjen me dorë nga Telushi, gjyqtari ka vepruar drejt duke vazhduar lojën.

FITORJA - “Mendoj se kemi bërë një punë të mirë, po mundohem të bëj maksimumin për skuadrën. Jam munduar të punoj në mbrojtje, se kam parë një problem që ka skuadra. Tani mendoj se kemi një mbrojtje mjaft solide, por është kompliment për mbrojtësit në veçanti. Shpresoj të vazhdojmë në këtë rrugë. U kam bërë kritika lojtarëve, se nuk dua të luajmë me top të gjatë, dua të luaj me top poshtë dhe e kemi bërë mirë deri diku”.

SKEMAT - “E dinim që do të luanin me katër lojtarë në qendër dhe kishim marrë masat me Peposhin dhe Bashën që të futeshin në qendër, për situata më komode. Bëmë maksimumin si në pjesën e parë edhe atë të dytë, kishim mundësinë për të mbyllur ndeshjen me rastin e Bashës, por e rëndësishm­e është që skuadra ka prodhuar lojë dhe grintë”.

MENAXHIMI - “Skuadra nga fundi i ndeshjes u mbrojt mirë dhe po i kërkoja vazhdimish­t të mos dalim shumë në aventurë se tri pikët vlejnë. Por jam dakord se është fitore që na ndihmon në anën psikologji­ke, sepse hapin e madh cilësor nuk e kemi bërë ende. Shpresojmë ta bëjmë, kemi bërë rezultate e pastaj kemi humbur. Jemi të kënaqur, por hapin cilësor nuk e kemi bërë ende, kjo është e vërteta”.

PENALLTIA - “Në momentin e parë m’u duk si 11-metërsh. Dora është natyrale dhe e mbledhur, në një moment e ka hapur, por është instinkt. Është rast shumë i vështirë. Me 70% nuk është, por është thjesht instinkti. Mendoj se ka vepruar drejt se nuk është dorë e hapur të them të vërtetën”, theksoi Hallaçi pas sfidës për “Oversport”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania