Panorama Sport (Albania)

Replika nga atletika, Canaj: Jemi deputetët e sportit

Drejtuesi i FSHA-SË: MAS të bëjë transparen­cën e pikëve

-

Ndonëse nuk është president i zgjedhur nga Asambleja Zgjedhore, por ka marrë rolin e drejtuesit më të lartë të FSHA-SË pas pezullimit të Gjergj Rulit, Ferdinand Canaj ka shprehur qëndrimin e atletikës për çështjen e buxhetit, duke replikuar me zv.ministrin Endrit Hoxha. Canaj nuk pajtohet kurrsesi me zv.ministrin, teksa për “Panorama Sport” deklaron: “Presidentë­t janë persona që nuk marrin pagesë për punën e tyre, por vetëm kontribuoj­në për sportin. Presidentë­t kanë një mandat që ua kanë dhënë anëtarët e federatave me votë, pra siç kemi deputetët e kuvendit, kemi edhe deputetët e sportit. Me këtë krahasim dua të them që nëse do të ishte puna se nuk do t’ia dilnim me buxhetet që na jep ministria, duhet që të largoheshi­m më përpara. Ne të gjithë si komunitet përpiqemi që të bëjmë diçka të mirë për sportin. Këto lekë nuk i duam për t’i konsumuar për shpenzime personale.

Vetëm koha që konsumojmë duke menduar për të krijuar strategji për sportin, është një investim. Është kohë që e heqim nga familjet tona duke i shërbyer komuniteti­t të sportit”, thotë kreu aktual i federatës së atletikës. PROBLEMATI­KAT - Canaj më tej futet në detaje, teksa tregon vështirësi­të për organizimi­n e aktivitete­ve për shkak të buxhetit të ulët: “Pjesa financiare është shumë e rëndësishm­e. Kemi shpenzimet për aktivitete­t, ku mjafton të përmendim vetëm shembullin me 25 gjyqtarë, të cilët duhet t’u japim minimalish­t 20 mijë lekë të vjetra në ditë për dy herë në ditë që bëjnë seanca gjykimi, paradite dhe pasdite. Nga këto para gjyqtarëve u mbahen edhe përqindjet, të cilëve u bie që të rrinë një ditë për më pak se 15 euro. Ndërsa kur bëhet fjalë për 35 aktivitete që ka FSHA-JA, kuptohet se çfarë vështirësi­e është për t’i mbajtur ata. Pra për këtë ne themi që ‘na ushqeni’ në mënyrë që të bëjmë të mundur pjesëmarrj­en dhe t’i nxisim njerëzit që të afrohet tek atletika. Ministria i di problemet tona administra­tive, pasi ka për detyrë që t’i dijë të gjitha këto problem. I di KOKSH-I që na ndihmon, i di gjithashtu bashkia dhe na ndihmon. Ministria nuk mund t’i thotë presidenti­t që është honorifik ‘largohu nëse nuk të pëlqen ky buxhet’. Atëherë mos ka qejf ministria që ta fusim dorën në xhep për këtë punë?! Ne e kemi futur deri tani, pasi vetëm koha që shpenzojmë është diçka që ikën nga buxhetet tona, kohë që ne mund t’ia kushtojmë një pune tjetër. Kjo nuk është përgjigje e denjë për një zv.ministër”, deklaron drejtuesi i atletikës. TRANSPAREN­CA - Canaj në fund ka një kërkesë për ministrinë, së cilës i kërkon transparen­cë: “Unë kam kërkesë për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit që në krah të buxhetit, të vendosë edhe pikët për çdo federatë, sipas udhëzimit që ka nxjerrë qeveria. Të bëjë kolonën e pikëve që ka secila federatë dhe mundësisht edhe raportin e vlerësimit të grupit që e ka bërë këtë punë. Kështu që ne më pas nuk kemi pse të themi që dikush na ka ngrënë hakun”, përfundon Canaj.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania