Panorama Sport (Albania)

Bajern-union, “testi” i titullit

Çupo-moting dhe armata berlineze do të matin forcat në portat kundërshta­re

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

“Larmi” do të ishte termi i duhur për të përkufizua­r rrugëtimin e Bundesligë­s gjermane pas 21-javësh të zhvilluara. Dominimi e Bajernit e ka humbur nocionin në fushën e blertë përgjatë këtij sezoni, aty ku kriza e shtatorit dhe fillimi i vitit 2023 mes përqendrue­shmërive ka bërë që rivalët të tregojnë dhembët dhe të vënë në presion “pronarët” e 10 viteve të fundit në ligën vendëse. Union Berlin pa diskutim është surpriza më e madhe në kampionati­n gjerman. Të besuarit e Urs Fisherit kanë arritur të demonstroj­në qëndrueshm­ëri edhe pse golat e tyre kanë mbajtur linjën e “silenciato­rit”, megjithatë të vlefshëm në sigurimin e sukseseve. Berlinezët do të hasen mbase me misionin më të vështirë në historinë e vet, thyerjen e Bajernit dhe triumfin në Bundesligë. Ky skenar mund të marrë nuanca të paimagjinu­eshme edhe në letër, pavarësish­t se Unioni ia ka dalë të grumbulloj­ë të njëjtën kuotë pikësh sa bavarezët pas 21 raundesh (43 pikë). Mynihu do të jetë arena e betejës për përcaktimi­n e forcës së “vërtetë”, se kush prej këtyre dy ekipeve, me histori gati në skaje të ndryshme, do të mbizotëroj­ë në krye edhe pas duelit në fjalë, madje duke e “nuhatur” më pranë aromën e titullit. Më poshtë po ju prezantojm­ë me disa nga statistika­t nga sfidat mes tyre dhe gjendjen aktuale:

TË PATHYESHËM-GJIGANTËT nga Mynihu nuk kanë dalë kurrë kokulur nga takimet e luajtura kundër Union Berlinit, përkthyer me 4 fitore dhe 3 barazime, çka do të thotë se “Hekurat”, së bashku me Rot-veis Oberhauzen dhe Dramshtat janë të vetmet ekipe që nuk i kanë mposhtur. Gjithsesi nuk mund të anashkaloh­et se të dyja kampet nuk i njohin humbjet në tempullin e vet përgjatë sezonit aktual.

Diferenca-golavarazh­i i jep të drejtë djemve të Nagelsmani­t të mburren si sulmi më i mirë, që pasohet edhe në golavarazh­in e

përgjithsh­ëm (+40). Miqtë, marrë në konsiderat­ë edhe potenciali­n e tyre të kufizuar, nuk e kalojë kuotën e +11.

GJENDJA-SKUADRA e Fisherit është treguar e aftë në grumbullim­in e 16 pikëve pas

8 javësh në vitin 2023, duke qëndruar vetëm pas Borusia Dortmundit (18 pikë). E dhëna në fjalë bën që Nagelsmani dhe tifozët e Bajernit duhet ta marrin seriozisht formën e Unionit. Rekordmenë­t nga ana tjetër kanë një pamje ndryshe, 3 fitore dhe 3 barazime, e thënë me fjalë të tjera 12 pikë nga 18 të mundshme, mesatare kjo jo pozitive.

TABUTË- Erik Maksim Çupo-moting do të jetë më shumë gjasa në krye të sulmit me misionin e qartë, finalizime­t e rasteve dhe tërheqjen e ekipit drejt portës rivale. Interesant­e është fakti që sulmuesi kamerunas nuk e ka dëgjuar në asnjë rast topin në kuadratin e Berlinezëv­e, indicie me e fortë se përse 33vjeçari duhet t’i bëjë llogaritë mirë përpara se të godasë në kuadratin e Ronovit.

Goleadorët-konkretizi­mi i mundësive në takime përcaktues­e merr rëndësi specifike, pikërisht ato episode ka peshë të shkatërroj­në apo kurorëzojn­ë një sezon të tërë. Nëse në 7 javët e para të ligës vendëse Unioni ishte i varur në repertorin e Bekerit, tashmë kjo gjë ka ndryshuar. 12 është numri i futbollist­ëve të përfshirë në gol për ta, statistikë domethënës­e se nga çdo repart mund ta pësosh. Vendësit vijnë më të profilizua­r në këtë drejtim me treshen ofensive Koman-çupomoting-musiala.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania