Panorama Sport (Albania)

Bekaj drejt rinovimit, Behiratçe lë pezull Tiranën

- OLSI AVDIAJ

Tirana dhe Visar Bekaj duket se kanë arritur një marrëveshj­e paraprake për të vazhduar bashkëpuni­min. Edhe pse nuk ka një formë në kontratë, duket se palët kanë rënë dakord për zgjatjen e marrëveshj­es. Mësohet se Bekaj do të vazhdojë bardheblu, por palët pritet të konfirmojn­ë arritjen e marrëveshj­es. Visar Bekaj është 25 vjeç. Ai ka tri sezone te Tirana. Kampionati­n e fundit ka luajtur 23 takime në Superiore, duke qenë në fushën e lojës 2070 minuta. Lojtari është një nga futbollist­ët më të rëndësishë­m të skuadrës. Ai erdhi nga Prishtina, pasi Tirana i bleu kartonin rreth 100 mijë euro. Lojtari i dytë me të cilin po diskutohet rinovimi është Zhozelin Behiratçe. Ky i fundit kohë më parë shprehu haptazi dëshirën për të diskutuar mbi kontratën e re futbollist­ike. Me lojtarin në fjalë po diskutohet dhe marrëveshj­a është e vështirë, por bardheblut­ë janë optimistë se mund të arrihet. Lojtari madje po aktivizohe­t titullar që të jetë në fushën e lojës.

GJENDJA - Te Tirana nuk mendojnë vetëm për merkaton. Rinovimet janë në plan të skuadrës. Kjo, sepse katër lojtarë të formacioni­t rrezikojnë të ikin në fund të sezonit, pasi u mbaron kontrata. Kështu, Zhozelin Behiratçe, Albano Aleksi, Kristijan Toshevski dhe Visar Bekaj në maj të 2023-shit do të jenë pa kontratë. Pa kontratë në verë dalin edhe lojtarë nga stoli i rezervave si Ilion Lika, Bruno Lulaj, Realf Zhivanaj dhe Ardit Hila. Gjithsesi, Tirana në këtë moment që flasim, duhet të nisë rinovimet sepse në të kundërt do të shohë ekipin pa lojtarët titullarë ashtu siç ndodhi sezonin e shkuar, duke nxituar vetëm sekondat e fundit të merkatos që të plotësohej.

 ?? ??
 ?? ?? Visar Bekaj, 25 vjeç
Visar Bekaj, 25 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania