Panorama Sport (Albania)

Kupa, Josa i luan të gjitha

Trajneri i bën analizë humbjes me Kastriotin, nuk kursen kritikat për lojtarët kryesorë

- ADMIR URUÇI

Vllaznia luan një ndeshje shumë të rëndësishm­e nesër ndaj Partizanit, pasi në dy sezonet e fundit ekipi shkodran ka treguar se Kupa është një objektiv shumë i rëndësishë­m për ta. Përveç këtij fakti, është edhe një sfidë, që mund vendosë mbi të ardhmen e trajnerit Mirel Josa. Dy hapat fals në kampionat kanë krijuar një situatë mjaft të nxehtë te shkodranët dhe një hap tjetër i dështuar pritet të pasohet me rokadë në stolin e shkodranëv­e. Drejtuesit nuk e pëlqejnë aspak faktin që skuadra nuk ka vazhdimësi­në e duhur, pavarësish­t investimev­e të bëra në muajin janar, kur rikthyen në Superiore një si Bekim Balaj.

ANALIZA - Tekniku i Vllaznisë, Mirel Josa nuk ka lënë pa analizuar humbjen e fundit ndaj Kastriotit, teksa një gjë e tillë është bërë e ditur edhe nga vetë klubi shkodran. Pa u “pjekur” plaga e humbjes me Kastriotin, ekipi i Vllaznisë ka nisur menjëherë përgatitje­t për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Partizanit ditën e nesërme në Shkodër. Por përpara se futbollist­ët të zbrisnin në fushën e stërvitjes, ata bashkë me stafin teknik, për afro 40 minuta kanë zhvilluar analizën e ndeshjes së kaluar me Kastriotin, duke nxjerrë edhe mësimet e duhura nga kjo disfatë dhe sigurisht për të marrë masat që ato gabime të mos përsëriten në të ardhmen. Tekniku Josa mësohet se ka qenë i ashpër me të tijtë duke u ndalur te gabimet e bëra në prapavijë dhe te mosfunksio­ni siç duhet në vijën e sulmit. Ai ka theksuar se kundërshta­ri ka përfituar nga

gabimet e bëra në prapavijë. GABIMET - Nga ana tjetër faza sulmuese është shumë larg pritshmëri­së. Trajneri është ndalur edhe te gabimet konkrete edhe të lojtarëve që kanë mbajtur edhe peshën e skuadrës. Mësohet se është analizuar rasti i pësimit të golit, por edhe mosshfrytë­zimi i mundësive të krijuara. Më pas një pjesë e konsiderue­shme e minutazhit të kësaj analize i ka marrë përballja e së mërkurës në Kupë ndaj Partizanit. Tekniku Josa ka kërkuar që ato gabime të shfaqura në këtë takim dhe të mos përsëriten në ndeshjen e nesërme ndaj Partizanit, duke kërkuar për më tepër që lojtarët të kenë edhe më shumë impenjim. Nga sa mësohet, lojtarët nga ana e tyre nuk kanë debatuar dhe nuk kanë diskutuar mbi ato problemati­ka që ka shprehur tekniku Josa.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania