Panorama Sport (Albania)

Vila: I ruajta golat për rivalin e duhur, Kupa është objektiv për ne

Kapiteni i Teutës: Rikthimi perfekt, e mposhtim Kukësin

- Z.QYPI

Teuta fitoi pastër 0-2 me Tiranën në “Air Albania” dhe mori një rezultat të çmuar në garën për mbijetesën. Kapiteni i Teutës, Emiljano Vila, qëndron me këmbë në tokë për sa u përket ndeshjeve dhe rezultatev­e. Kapiteni, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, thotë se skuadra duhet të mos entuziazmo­het shumë dhe se ndeshja me Kukësin kërkon vlerësim maksimal dhe do të konfirmojë vazhdimësi­në e ekipit. Ai shprehet se kjo ishte një shenjë e mirë, pasi skuadra ruajti vazhdimësi­në në kampionat. Kapiteni bëri paraqitjen e tij për herë të parë pas një muaji dhe shënoi dy gola “të florinjtë”. Një rikthim ëndrrash.

Dominim total ndaj Tiranës dhe tri pikë për Teutën. Sa e rëndësishm­e ishte kjo arritje?

Jemi skuadra më kompetitiv­e e fazës së tretë. E morëm me përqendrim dhe vlerësim maksimal ndeshjen përballë Tiranës dhe luajtëm vetëm për fitoren e radhës. Ishim gjithë ndeshjen superiorë dhe ata patën vetëm një rast në minutën tretë. Në këto momente nuk na duhet loja, por pikët.

Fitoni ndaj një rivali si Tirana, mendoni se Teuta do të jetë një prej pretendent­ëve për Europë?

Kjo ndeshje na jep moral në vazhdimësi. Është gjë e mirë që fituam ndaj një rivali të fortë, por duhet të jemi me këmbë në tokë. Është shumë herët për të folur për këtë, ne thjesht duhet t’i marrim ndeshjet me radhë.

Si e keni kaluar këtë periudhë të vështirë dëmtimi? Nuk mund të kisha pasur një rinisje më të mirë. Jam i lumtur që u ktheva dhe ky është një fillim i shkëlqyer. Është shumë mirë që u ktheva në fushë, pasi kalova një periudhë të vështirë, por tanimë ajo i përket së shkuarës.

Mendoni se do të kishit me pak hapësira në formacion pasi u bëtë kohë jashtë fushës për shkak të dëmtimit?

Jo, se shoh kështu. Ne jemi një familje e madhe, ku unë pavarësish­t se nuk isha gati, shokët bënë mirë. Me rëndësi për ne është rezultati ekipor, më pas luaj apo jo unë, e vendos trajneri me stafin e tij.

A e kishit menduar që dy golat e parë sezonalë do t’ia shënonit Tiranës?

Jam shumë i lumtur që u riktheva në fushë dhe arrita të shënoja dy gola. Me erdhi mirë që golat e mi ishin ruajtur për këtë ndeshje, pasi ishte shumë e rëndësishm­e të merrnim tri pikët.

Tashmë që morali i skuadrës është i lartë, ndaj Kukësit synohen fitorja?

Janë dy gjëra që duken të ndara nga njëra-tjetra. Psikologji­kisht, na bën mirë si ekip, pasi tregoi reagimin që prisnim. Ruajtëm vazhdimësi­në në kampionat dhe fitoret radhazi na japin moral. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Loja fitohet në fushë, jo duke bërë parashikim­e për ndeshjen ndaj Kukësit. Duhet të jemi gjithë kohës me motivim maksimal. Na duhet të jemi dhe akoma më të përqendrua­r.

Vetëm tri ditë kohë për të përgatitur Kukësin, do të ndikojë ngjeshja e ndeshjeve?

Besoj se kemi kontingjen­tin e duhur për të freskuar ekipin pa prishur ekuilibrat në fushë. Kemi më shumë mundësi që edhe në minutat e fundit të bëjmë më të mirën, sikurse ndodhi edhe në ndeshjen me Tiranën. Edhe me një lojtar më pak, në fund arritëm që të shënonim dhe morëm tri pikët. Kjo duhet të vazhdojë dhe mendoj se do të jetë prezente edhe kundër Kukësit.

A është Kupa një trofe që ju “tërheq”?

Nuk mund të them të kundërtën, pasi jemi të fokusuar te Kupa dhe do të luftojmë për ta fituar. E rëndësishm­e është të kalojmë njëherë ndeshjen ndaj Kukësit e me pas do të mendojmë për më tej.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania