Panorama Sport (Albania)

Ndreca: Dua Kupën me Kukësin, me Hallaçin po bëjmë gjërat e duhura

Mbrojtësi: Me Teutën na pret një përballje e fortë

- VLADIMIR MEMA

Kukësi sfidon nesër ekipin e Teutës në çerekfinal­et e Kupës, një kompeticio­n, që duan t’i shkojnë deri në fund. Edhe pse përballë kanë një rival jo të lehtë, e cila konsideroh­et edhe si “mace e zezë” për ta, në kampin verilindor janë optimistë se do t’ia dalin me sukses. Në një intervistë për “Panorama Sport”, mbrojtësi i majtë, Edison Ndreca, pohon se skuadra do të tentojë me çdo kusht të arrijë në gjysmëfina­le. Ai shprehet i bindur se shumë shpejt do të vijë edhe vazhdimësi­a në rezultate, në një kohë që e

sheh garën e mbijetesës të fortë deri në fund, sepse skuadrat janë ngjeshur shumë me njëra-tjetrën.

Ndreca, duket një Kukës i rilindur në javët e fundit. Çfarë ka ndryshuar me skuadrën?

Mendoj se që me ardhjen e

profesor Hallaçit në krye, ekipi ka bërë mirë në të gjitha ndeshjet. Pavarësish­t rezultatev­e, edhe ndeshjet që kemi humbur me Erzenin apo Teutën, kemi zhvilluar paraqitje shumë pozitive. Edhe kemi humbur penallti, që po të shënonim, ndoshta flisnim ndryshe. Mendoj që profesor Hallaçi, bashkë me Shametin, kanë bërë punë të mirë në psikologji­në e ekipit.

Sa e rëndësishm­e ishte për skuadrën të mundnit Partizanin?

Çdo ndeshje për ne është e rëndësishm­e, por kur fiton

ndaj Partizanit, që është pretendent për titull, na motivon dhe na jep forcë. Është moment delikat për ne për klasifikim­in ku është ekipi, ndaj kemi nevojë për pikë.

Megjithatë, duket se ju mungon vazhdimësi­a. Mendoni se do të zgjidhet edhe ky problem?

Në fakt këto ndeshjet e fundit kemi bërë mirë në përgjithës­i, por besoj se duhet bërë ai hapi i fortë që të marrim suksese në 3-4 ndeshje në vazhdimësi. Uroj dhe shpresoj, pasi jam besimplotë që do ta bëjmë këtë në vazhdim.

Nga ana tjetër, edhe ekipet rivale të Kukësit kanë fituar. Si ju duket lufta për mbijetesë?

Është luftë shumë e vështirë, sepse të gjitha ekipet ndahen nga njëra-tjetra me diferencë të vogël. Fiton një ndeshje, ngrihesh në tabelë te zona e Europës dhe nëse

humb një ndeshje e shikon veten në zonën e ftohtë. Mendoj që është një garë e fortë dhe do të jetë deri në fund kështu.

Tani keni Kupën me Teutën, si e prisni këtë ndeshje?

Është një ndeshje e vështirë. Teuta po bën mirë edhe në kampionat, por ne u ndeshëm para një jave në Durrës dhe u bë një përballje e fortë. Do të jetë sfidë e rëndësishm­e për ne, uroj që të dalim në gjysmëfina­le.

Klubi do Europën, mendoni se mund ta arrini nëpërmjet Kupës?

Klubi na ka qëndruar gjithnjë pranë dhe vazhdon ta bëjë edhe në këtë fazë delikate të kampionati­t. Aq shumë sa e do klubi e duam edhe ne futbollist­ët suksesin. Edhe unë do të doja të ngrija përsëri një Kupë Shqipërie me Kukësin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania