Panorama Sport (Albania)

Sistemi VAR në “gjumë”, gabon në Kukës dhe Shkodër

Najdovski pritej të humbte derbin, Meta e... toleroi

-

Java e 23-të e Kategorisë Superiore nxori në pah jo vetëm gabimet e arbitrave në fushë, por edhe të atyre që janë në sistemin VAR dhe që kanë për detyrë të sinjalizoj­në kryesorët me synim korrigjimi­n e gabimeve përmes teknologji­së. Në Kukës dhe Shkodër pati një mungesë bashkëpuni­mi mes arbitrave në fushë dhe atyre në VAR. Në total në pesë ndeshjet e kësaj jave u akorduan dy penallti, të cilat rezultuan vendime të drejta, ndërsa në Tirana-teuta mungoi një karton i verdhë që linte jashtë derbit mbrojtësin e bardhebluv­e, Filip Najdovski.

KUKËSI-PARTIZANI 1-0 Gjyqtarë: E.hamiti (Lezhë), D.myftari (Tiranë), E.veseli (Fushë-krujë); VAR: K.cjapi -

AVAR: I.tartaraj (Fier);

Ndeshja mes Partizanit dhe Kukësit ishte mjaft e ndezur, por pati momente që arbitri Eldorjan Hamiti mund të kishte reaguar më mirë. Rasti më flagrant ishte pak sekonda pasi të shënohej goli i Kukësit, teksa arbitri nuk akordoi një faull, ndërsa çuditërish­t mungoi reagimi i sistemit VAR, pasi bëhej fjalë për një moment që duhet të ndërhynte.

21’ Duel në mesfushë mes Barbosës dhe Prekës. Sulmuesit i Kukësit, pasi kontrollon topin, hap krahun e djathtë më shumë se duhet dhe godet në fytyrë mbrojtësin e Partizanit. Hamiti është vetëm pesë metra larg aksionit, por vijon lojën. Si për koincidenc­ë në vijimin e aksionit, pas disa pasimeve, Kukësi arrin të kalojë në avantazh. Në këtë rast kemi të bëjmë me një gabim të sistemit VAR, pasi duhet të kishte sinjalizua­r kryesorin për ndërprerje­n e ndeshjes, aty ku ishin Kreshnik Cjapi dhe Ilir Tartaraj, pasi goditja e Prekës nga Barbosa është në limitin e kartonit të kuq. Mirëpo, ky rast as nuk u mor parasysh nga Hamiti dhe as nuk u sinjalizua nga VAR-I.

34’ Dragoshi tenton portën, por topi devijohet nga Telushi. Kukësi pretendoi se vlonjati e ka prekur “sferën” me dorë. Në fakt ka një prekje të Telushit, por kjo nuk e bën të konsideroh­et penallti. Distanca është shumë e vogël dhe dora e mesfushori­t është e ngjitur me trupin. Hamiti vazhdoi lojën, teksa as pas rishikimit të Cjapit në VAR nuk u akordua me të drejtë 11-metërsh për Kukësin.

TIRANA-TEUTA 0-2 Gjyqtarë: K.meta, E.doda (Tiranë), R.malaj (Vlorë); VAR: K.barjamaj - AVAR: A.doda (Tiranë);

Ndeshja mes Tiranës dhe Teutës pati disa raste për moviolë. Gjyqtar kryeso ishte Kridens

Meta, ndërsa në VAR, Kreshnik Barjamaj dhe Albert Doda. Penalltia e Teutës është dhënë në mënyrë të rregullt, por është falur mbrojtësi i Tiranës, Filip Najdovski, që nëse ndëshkohej me karton të verdhë, do të humbiste derbin me Partizanin.

38’ Penallti për Teutën. Top në thellësi për Grudën, Najdovski e godet te këmbët dhe Meta akordon direkt 11-metërsh, që konfirmohe­t më pas edhe nga VAR-I. Gjyqtari gabon, sepse nuk ndëshkon me karton të verdhë Najdovskin, edhe pse vendosi drejtë me dhënien e penalltisë.

59’ Najdovski gjuan nga jashtë zone, topi përplaset te këmbët e Albion Markut, e pastaj në dorë. Tirana kërkon penallti, por Meta bën shenjë për vijimin e lojës. Vendim i drejtë i gjyqtarit, i cili vepron sipas rregullore­s, pasi topi prek një herë këmbën dhe më pas dorën.

69’ Gruda shënon, por goli anulohet. Vendim i drejtë i anësorit Doda, që gjen saktë pozicionin e parregullt të sulmuesit të Teutës.

73’ Gruda ndal në kundërsulm premtues Haxhiun dhe ndëshkohet me të verdhë. I dyti për sulmuesin, që del me të kuq. Vendim i drejtë.

VLLAZNIA-KASTRIOTI 0-1

Gjyqtarë: S.dyrmishi (Elbasan), O.grabova (Fier), A.mahmuti (Elbasan);

VAR: K.prenga (Laç) -

AVAR: N.bregasi (Tiranë);

Në ndeshjen e luajtur në Shkodër, e cila u gjykua nga Silvio Dyrmishi, kishte vetëm një episod për moviolë, në të cilin pati gjithashtu një gabim të sistemit, ku ishin Klodian Prenga dhe Nertil Bregasi.

40’ Pas një krosimi në zonën e Kastriotit, është Herald Marku që devijon topin me kokë. “Sfera” ndalet te mbrojtësi Stojanoviç, që e prek te krahu. Shkodranët kërkojnë penallti, por për gjyqtarin nuk ka asgjë dhe loja vazhdon. Në këtë rast Dyrmishi mund të kishte kërkuar dhe ndihmën e sistemit VAR për të rishikuar edhe njëherë këtë episod të dyshimtë, që ishte në limitin e një 11metërshi për Vllazninë.

ERZENI-LAÇI 1-1 Gjyqtarë: J.xhaja, R.avdo, F.kolleshi (Tiranë); VAR: O.yzeiraj (Patos) – AVAR: A.zalla (Tiranë);

Në ndeshjen e luajtur në Durrës arbitrat e menaxhuan mirë lojën, duke marrë vendime të drejta. Pati vetëm një rast për moviolë.

13’ Kahrimanov­iç jep një asist në hyrje të zonës për Nonaton, që pasi driblon mbrojtësin

Turkaj, shënon me të majtën. Goli anulohet për pozicion jashtë loje nga anësori Rejdi Avdo, i cili lejoi të përfundont­e aksioni dhe më pas ngriti flamurin sipas rregullore­s. Vendim i drejtë, teksa Nonato ishte më i avancuar se Velkoski.

BYLISI-EGNATIA 2-3 Gjyqtarë: E.jorgji (Elbasan), D.rexha, A.shkreta (Tiranë); VAR: O.ferataj (Patos) - AVAR: E.ganxhi (Elbasan);

FSHF-JA kishte caktuar gjyqtarin ndërkombët­ar, Enea Jorgji, për të arbitruar ndeshjen në Ballsh, ndërsa dy ishin rastet për moviolë.

53’ Paulauskas godet me të majtën në hyrje të zonës, por rrëzohet pas ndërhyrjes së Damçevskit. Sulmuesi lituanez i Egnatias pretendon penallti, ndërsa Jorgji vijon lojën dhe më pas shkon të shikojë pamjet filmike të rastit. Arbitri akordon 11-metërsh për rrogozhina­sit, duke marrë një vendim të drejtë falë edhe ndihmës së sistemit VAR.

80’ Lila prek topin me dorë në një dyluftim me Lajthiajn. Te Bylisi pretendojn­ë për penallti, por arbitri akordon vetëm goditje dënimi. Prekja ishte në limitet e hyrjes së zonës dhe prandaj Jorgji ka dhënë vetëm faull për vendësit, duke mos e konsiderua­r brenda zonës.

 ?? ??
 ?? ?? Arbitrat dhe kapitenët para ndeshjes Kukësi-partizani 1-0
Arbitrat dhe kapitenët para ndeshjes Kukësi-partizani 1-0

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania