Panorama Sport (Albania)

“Poker” Besës, Flamurtari i lë targën... Dinamos

Juri shënon me penallti, Oliveira dhuron shou me tripletë

- EDI SPAHIU

Flamurtari nuk fal, likuidon Besën në stadiumin “Tomori”. I shënon katër gola dhe ngjitet e dyta, duke i lënë targën Dinamos. Kuqezinjtë janë rifutur fuqishëm në luftë për kreun, pasi tani janë vetëm -1 nga Skënderbeu­t. Duket se do të kemi një garë si në kohët e vjetra mes këtyre klubeve, por këtë herë në Kategorinë e Parë. Trepikëshi u “gatua” nga brazilianë­t. Një penallti e Jurit Merlim dha avantazhin, ndërsa për “shoun” mendoi Indio Oliveira. Bëri jo pak, por tre gola. Kavajasit edhe rihapën lojën, me atë penallti të Hoxhës. Edhe pse në superiorit­et numerik, pas daljes së Liçajt, nuk bën dot më shumë. Vlonjatët jo vetëm mbrojtën fitoren, por shënuan edhe një gol të 4-t.

PJESA E PARË

Flamurtari e nisi direkt në sulm lojën. Pas një goditje dënimi të Floresit që shkoi mbi tra, nuk vonon as goli. Sapo kishte hyrë e 7-ta minutë dhe ka penallti. Nurja ndërhyn ndaj Fernandos dhe kryesori tregon pikën e bardhë. Godet Juri dhe shënon për 0-1. Besa hyn në lojë pas disavantaz­hit dhe gradualish­t nis reagimin. Hoxha, Veriu dhe Ntepe vënë në vështirësi prapavijën vlonjate dhe portierin Kuka, por barazimi nuk duket. Sikur të mos mjaftonte shënjestra e gabuar, nuk kanë as fat. Në të 32-ën Onuh ndalet nga shtylla në rastin më perfekt të ndeshjes. Në momentin që kavajasit i afrohen barazimit, e pësojnë. Fernando harkon një top perfekt në zonë dhe Oliveria përfiton nga “përgjumja” e mbrojtjes dhe realizon me kokë. Besa shokohet, por nuk dorëzohet. Rrezikon Onuh-ntepe, por topi vetëm sa kalon pranë pingules.

PJESA E DYTË

Besa bën tri zëvendësim­e direkte. Dalin nga loja Veriu, Raza e Ntepe, për t’i lënë vendin Balit, Kukajt e Sulovarit. Kavajasi i afrohet portës, por finalizon dobët. Flamurtari duke parë pafuqinë e Besës për të shënuar, hidhet sërish në kërkim të golit dhe në të 55ën ia del. Beqja niset në kundërsulm të shpejtë dhe asiston brenda zonës për Oliveirën, që e mposht sërish Dobjanin. Tre minuta më pas, Liçaj ndal një top me dorë në zonë dha ka 11-metërsh. Është Hoxha që gjuan dhe shkurton shifrat në 1–3. Krijohet iluzionin se ky gol do të rihapte, derisa kundërshta­ri mbeti me 10 veta, por jo. Flamurtari nuk hoqi dorë nga sulmi dhe në minutën e 61-të i jep goditjen “nock out”-it Besës. Ishte përsëri Olivera që realizon, duke çuar në dëlir vlonjatët. Në shifrat 1-4, Besa u dorëzua plotësisht.

 ?? ?? Indio Olivera dhe Mateo Qarri festojnë pas golit
Indio Olivera dhe Mateo Qarri festojnë pas golit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania