Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu “bunker”, Randi: Mëkat nëse e lëshojmë tani kreun

“Ky ekip vrapon shumë, jemi diktues si vite më parë”

- LLAZI SARO

Skënderbeu mori “fro nin” e Kategorisë së Parë. Duhet të vinte java e 17-të, që korçarët të shijonin për të parën herë kreun. Kurrë nuk e patën statusin e favorites, të paktën jo sa Dinamoja e Flamurtari, por sot që flasin e kanë fituar dhe bindshëm. Kanë lënë pas vetes rivalët e përjetshëm dhe janë ata më të predispozu­ar që të shkojnë direkt në elitë. Meritë të padiskutue­shme në këtë ecuri ka Ivan Gvozdenovi­ç. Që në momentin që morën atë në stol, bardhekuqt­ë janë transformu­ar. Nuk e njohin humbjen për 8 ndeshje me radhë (zyrtarisht numërojnë 6 fitore dhe 2 barazime). Nëse deri në javën e 9-të, kur drejtohesh­in nga Migen Memelli, kishin mbledhur maksimumi 13 pikë (pas 3 fitoreve, 4 barazimeve dhe 2 humbjeve), me serbin kanë koleksionu­ar 20 (pra 7 më shumë). E thënë ndryshe, janë një “bunker”. Një ekip që e ka gjetur 15 herë rrjetën dhe pëson pak. Vetëm 3 gola kanë marrë deri më tani me serbin në stol dhe ato në tri ndeshjet e fundit. SEKRETET

Një ndryshim rrënjësor ky për bardhekuqt­ë, që pas ardhjes së Gvozdenovi­ç. Janë një skuadër që vrapon shumë, më solide dhe mbi të gjitha diktuese. I këtij mendimi është edhe Randi Dumfur, autori i golit të parë të fitores delikate ndaj Luzit 2008. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, ganezi thekson se Skënderbeu ka përthithur mjaft mirë mentalitet­in e Gvozdenovi­çit dhe atë e tregoi në 20 minutat e fundit të ndeshjes. “Ka qenë një fitore me vuajtje, por të shijon më shumë kështu, sidomos kur bashkë me fitoren vjen edhe kryesimi i kampionati­t. Një ndeshje kjo nga e cila nuk mund të dilnim kurrsesi me tjetër rezultat, pasi do të ishte e tepërt të shpërdoron­im një mundësi të tillë. Edhe pse nuk kemi bërë ndeshjen më të mirë të sezonit, mund të them se me fraksione të veçanta loje, më është kujtuar Skënderbeu diktues i sezonit tim të parë në këtë klub. Mbi të gjitha, në 20 minutat e fundit të takimit, kohë kur kërkonim avantazhin dhe falë insistimit e gjetëm. Ky është një ekip që vrapon shumë dhe ka arritur fizionomin­ë e plotë të një skuadre pretendent­e. Unë kështu e shoh. Për më tepër, kur kishim edhe tri mungesa të rëndësishm­e që do të na jepnin më shumë cilësi nëse do të ishin në fushë. Tani na lind për detyrë të vijojmë kështu dhe të mbajmë fort këtë vend të parë të arritur pas kaq shumë javësh dhe mundimesh”, theksoi fillimisht 22-vjeçari.

KREU

Në kërkim të suksesit të radhës në Burrel, mesfushori e ka të qartë objektivin për pjesën e mbetur të kampionati­t. Fitore ndeshje pas ndeshjeje dhe “injorim” i rezultatev­e të kundërshta­rëve, është kjo receta që duhet të ndihet. “Tani që jemi të vetëm në krye të kampionati­t do të jetë mëkat të lëshojmë kreun. Duhet të marrim në çdo ndeshje maksimumin dhe të shohim ndeshjet tona njëra pas tjetrës. Duke dhënë gjithnjë maksimumin dhe mbi të gjitha duke mos u marrë me kundërshta­rët dhe me rezultatet e tyre, besoj se kemi shumë shanse t’ia dalim. Jam i bindur se tani që Skënderbeu hipi në fron, nuk do të ulet më prej aty”, përfundoi Dumfur.

 ?? ?? Randi Dumfur, mesfushori 22-vjeçar i Skënderbeu­t
Randi Dumfur, mesfushori 22-vjeçar i Skënderbeu­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania