Panorama Sport (Albania)

Bano “kapet” me sulmuesit në analizë, Noka: Na dëmtoi gjykimi

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja nuk shkoi më larg se barazimi në Pukë. Një pikë që nuk shërbeu për asgjë, pasi zbritën në fund të tabelës. Edhe pse ishte transfertë e vështirë, shanset për të marrë më shumë i kishin. Krijuan pa fund, por nuk e nxorën dot një gol. Te kjo pjesë është kapur më së shumti edhe stafi teknik në analizën e zhvilluar dje. Mbledhja ka qenë shumë kritike dhe sidomos ndaj ofensivës, që nuk arritën të finalizoni­n ndonjë nga aksionet e ndërtuara. E megjithatë, presidenti Xhulio Noka nuk e bën dramë. Si për t’i dhënë moral ekipit, për gazetën ai tha: “Ndeshja ndaj Tërbunit ishte dramatike. I kishim të gjitha mundësitë ta fitonim. Ekipi luftoi fort gjatë gjithë lojës për të marrë pikët e plota, pasi ishte i përgatitur mjaft mirë. Rezultati përfundimt­ar duhet të ishte në krahun tonë. Nuk pësuam, por u penalizuam nga gjykimi. Nuk na la të shënonim. Shumë aksione tonat u ndërprenë padrejtësi­sht. Kjo u pa nga të gjithë. Episodi më absurd i arbitrit kurseu të verdhin e dytë për një mbrojtës të ekipit vendës. Ai duhej të dilte nga fusha me të kuq, pasi shkaktoi një faull të rëndë ndaj sulmuesit tonë. Me trajnerit tonë veproi ndryshe ama, duke i akorduar kartonin e dytë të verdhë. Për rrjedhojë, të kuqin për protestën ndaj tij. Jam i qartë se ka edhe gabime njerëzore, por janë të pafalshme kur ndikojnë në rezultat. Pozicionim­i në fund të tabelës së klasifikim­it për Besëlidhje­n është delikat, por jo pa rrugëdalje. Duke pasur parasysh performanc­ën e ekipit në ndeshjen e fundit ndaj Tërbunit dhe diferencën e pikëve me ekipet rivale të mbijetesës, i kemi që të gjitha mundësitë e shpëtimit. Duke pasur parasysh se tashmë kampionati ka hyrë në fazën e nxehtë, ne na duhet që të mos falim më. Koha që është në dispozicio­n nuk na jep komoditet për të rikuperuar gabimet. Ndaj duhet që ekipi me në krye stafin teknik të punojnë fort dhe të japin maksimumin. Kam besim se kthesa do të vijë ndaj Dinamos. E presim kundërshta­rin në stadiumin tonë dhe duhet të luajmë gjithçka për gjithçka. Mbështetja nga ana ime nuk do të mungojë kurrë, pasi Besëlidhja meriton edhe më tepër”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania