Panorama Sport (Albania)

I mbaroi afati, Manaj ngushëlloh­et me ‘lap dance’

Mund të gjente ekip deri për ditëlindje, lushnjari e djeg me striptiste

- KRISTI SEJATLLARI

Në ditën e lindjes së tij të 26-të, të premten e datës 24 shkurt, Rei Manajt i skadoi edhe afati i regjistrim­it me një ekip, e vlefshme kjo për lojtarët që janë lënë të lirë në merkaton e janarit. Sulmuesi tashmë, duke përjashtua­r kalimin në Bullgari, Kinë, apo Ukrainë që afati është deri nesër, duhet të presë deri në nisjen e sezonit tjetër për të luajtur në një ligë elitare. Ndërkohë, nga ana tjetër, Manaj nuk e ka vrarë shumë mendjen, teksa e djeg me balerina për ditëlindje.

UDINEZE NË VERË- Beto dhe Isak, dy sulmuesit e Udinezes, mund të rrinë të qetë për momentin pasi nuk do të kenë konkurrenc­ën e pakëndshme të Rei Manajt, sulmuesit shqiptar, për të cilin Xhino Poco po mendon seriozisht për të ardhmen e Udinezes, por jo për tani. Është kjo diferencë në këndvështr­im që shtyu edhe ardhjen e mundshme në Udine të sulmuesit që mbushi 26 vjeç të premten e 24 shkurtit, pikërisht ditën kur skadoi afati i regjistrim­it për lojtarët e dalë në 31 janar.

Sytë nga koha, pasi Manaj zgjidhi kontratën çuditërish­t me Uotfordin më 8 shkurt. Një ndërprerje e kontratës trevjeçare e nënshkruar në verën e kaluar, duke rënë dakord mbi bazën e 572 mijë paundëve në vit, e cila u mbyll nga dëmtimi i rëndë i muskujve të kofshës të pësuar më 27 gusht ndaj QPR. Që atëherë Manaj ka luajtur vetëm 6 ndeshje, duke u rikthyer në fushë pas dëmtimit për vetëm 19 minuta më 11 dhjetor kundër Hull Sitit. Manaj u largua më pas nga Uotfordi, por në momentin e largimit ai i la të hapur mundësinë presidenti­n Xhino Poco për kalimin tek Udineze, ekip që është në pronësi të familjes Poco. Një rikthim në Serinë A, duke qenë se sezoni i kaluar ishte te Specia, ku sulmuesi shënoi pesë gola në 30 ndeshje dhe ndihmoi lingurianë­t që të mbijetonin në kategori. Strategjia me kontratënN­dërprerje strategjik­e e kontratës nga Uotfordi, sepse në këtë mënyrë Poco mund ta marrë Manajn në verë në Udine si një transfertë të lirë, pa paguar rishitjen për shkak të Barcelonës që e bleu në korrik 2021, duke vendosur një klauzolë përfundimi “të stilit spanjoll”, me vlerë 50 milionë euro. Kështu, Udineze nuk do të paguajë te Barcelona

nëse do të nënshkruaj­ë me Manajn në verë, ndërsa kujdes duhet të ketë edhe nga Bolonja, e cila është një konkurrent­e, e cila po shkon drejt Manajt.

Festa e ditëlindje­s- Të gjitha bisedimet do të rifillojnë në kohën e duhur, sepse sulmuesi

tani është i zënë me rikuperimi­n nga lëndimi, por jo vetëm kjo, pasi Manaj ka menduar edhe për një festë të madhe për ditëlindje. Pjesë e festës kanë qenë shumë personazhe të njohura për publikun. Një ndër to ishte edhe aktorja Anais Lika. Ajo ka shpërndarë një videon në “Instastory”, teksa futbollist­i qëndron i ulur në karrige dhe një balerinë kërcen për të. Sfondi i errët me ngjyrë të kuqe dhe një këngë e këngëtares Kristina Aguilera e bëjnë kërcimin aq sensual që ndoshta Manaj s’do ta harrojë asnjëherë.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Manaj duke festuar me një stripriste
Manaj duke festuar me një stripriste

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania