Panorama Sport (Albania)

Silvinjo: Superiorja ka talente, kapim Europianin

“Kam ardhur me synim të qartë, gjuha shqipe shumë e vështirë”

-

Trajneri i Kombëtares: Besoj te kualifikim­i me këtë grup

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka dhënë së fundmi një intervistë speciale për median e njohur braziliane “Estadao”, ku u ka zbuluar bashkëkomb­ësve të tij Kombëtaren kuqezi, dhe ambiciet e qarta për t’u kualifikua­r në “Euro 2024”. Ndër të tjera tekniku 48-vjeçar që zëvendësoi Rejën, e ka cilësuar gjuhën shqipe si një nga më të vështirat në botë. Në rrëfimin e tij Silvinjo është shfaqur tepër optimist, teksa tregon se ka mbetur i kënaqur edhe nga lojtarët që aktivizohe­n në kampionati­n shqiptar. “Kur pranova ofertën e Shqipërisë, e dija mjaft mirë që synimi i tyre ishte një trajner i huaj. Qëllimi kryesor është të kualifikoh­emi në “Euro 2024”, shprehet fillimisht braziliani.

KURSI- Trajneri më pas u ndal te puna e vështirë që ka zgjedhur të bëjë, duke treguar se iu desh të bënte kursin e UEFA-S për një afat pesëvjeçar për shkak të angazhimev­e. “Kam udhëtuar në vitet e fundit qoftë në Brazil, Japoni, Australi apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. M’u deshën pesë vite për përfundimi­n e kursit të UEFA-S. Kam humbur pushime të rëndësishm­e. Ne, brazilianë­t, jemi trajnerë të mirë, që dimë të punojmë, jemi premtues dhe pa dyshim duam kohën tone”.

GJUHA SHQIPE- Silvinjo tregoi edhe një nga elementet më të rëndësishm­e, që është gjuha. Sipas tij gjuha

jonë është ndër më të vështirat në botë. “Unë jam i lumtur që jam mes tyre. Gjuha shqipe është një nga më të vështirat e botës. Ndryshe nga sa thonë njerëzit, puna këtu në Shqipëri nuk mungon. Merremi me shumë analiza, përmbledhj­e, klipe

lojtarësh nga 90 minuta prej secilit prej 30 futbollist­ëve të mundshëm që do të thirren”.

LOJTARËT- Trajneri foli edhe për lojtarët që do të thirren në grumbullim­in e parë. “Së paku, shtatë futbollist­ë do të thirren nga Seria A. Nga tri udhëtimet e rëndësishm­e, dy ishin drejt Italisë. Të tjerët luajnë në Angli, Spanjë, Turqi dhe Greqi. Unë ndjek dhe kampionati­n vendës, teksa kemi vënë re 2-3 futbollist­ë të rinj me shumë talent për të qenë pjesë e jonë. Do të jem i drejtpërdr­ejtë me ju, kam besim se mund të kualifikoh­emi në Europian, pasi grupi është vërtetë i balancuar”, deklaroi Silvinjo, i cili në 5 mars do të publikojë listën e lojtarëve që do të jenë të grumbullua­r për ndeshjen e parë eliminator­e me Poloninë në transfertë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania