Panorama Sport (Albania)

Mesi: Ky është trofeu i kombëtares dhe i popullit

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Lionel Mesi, kampion ab solut i botës. "Pleshti" argjentina­si, i freskët nga festa me Kupën e Botës nga Katari në Argjentinë, dje ka merituar edhe vlerësimin personal të FIFA-S, "The Best". Dhe ndoshta ishte vërtet më i miri i vitit 2022, për kategorinë e meshkujve, duke mundur në finale Karim Benzemanë dhe Kilië Mbapenë, dy rivalë të cilët ai nuk nguroi që t'i përshëndes­ë, pasi presidenti Xhani Infantino e ftoi në skenë për të tërhequr trofeun e shumënderu­ar nga të gjithë futbollist­ët. "Të gjithë këto duartrokit­je besojeni ose jo më bëjnë të ndihem më nervoz sesa mund të isha deri në momentin që do të thirrej emri im (qesh)... Pikësëpari dua të them se është një kënaqësi që isha finalist së bashku me Benzemanë, edhe pse ai nuk është këtu dhe me Kiliënë. Edhe këta të dy kanë bërë një vit madhështor dhe për mua është një krenari e dyfishtë që shpallem fitues kundrejt tyre, - bën hyrjen e tij Lionel Mesi, përpara se të nisë "fushatën" e falënderim­eve. - Ja ku janë Skaloni dhe 'Dibu' (portieri Martinez i Argjentinë­s)... I falënderoj ata të dy, por jo vetëm. Të gjithë shokët e mi të kombëtares, pa të cilët realisht që nuk do të isha këtu. Këtë ia kam thënë trajnerit dhe ky çmim nuk diskutohet që i shkon të gjithë përfaqësue­ses së

Argjentina­s. Ishte vërtet një grup madhështor dhe bëmë diçka edhe më të pabesueshm­e. Ky vit ishte vërtet i çmendur për mua, pasi arrita që të realizoj ëndrrën time më të madhe, pasi luftova shumë. Shpesh e kërkoja me forcë, këmbëngula dhe në fund erdhi gjëja më e bukur që më ka ndodhur në karrierën time. Më në fund Kupa e Botës. Ishte ëndrra që çdo futbollist kërkon të realizojë, pasi vetëm pak të tillë arrijnë ta shijojnë. Dhe për këtë falënderoj Zotin që më ndihmoj që ta çoja në fund objektivin tim". Por teksa sheh nga rreshti i parë i sallës, ai i shkel syrin njeriut më të rëndësishë­m të jetës, bashkëshor­tes Antonela: "Në fund, por jo më kot, falënderoj familjen time, popullin argjentina­s që përjetoi dhe e bëri më special suksesit tonë, i cili do të mbetet përjetësis­ht i gdhendur në kujtesë dhe në histori. Do të mbetet një ndër kujtimet më të bukura të jetës sime. Por akoma më shumë, dua të përshëndes djemtë e mi, Tiagon, Mateon dhe Çiron, që po më shohin nga televizori, edhe pse duhet të ishin në gjumë në këtë moment", përfundoi mes duke i shtuar një tjetër buzëqeshje të gjithë të pranishmëv­e në fund.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania