Panorama Sport (Albania)

Edhe PSG-JA në festë, por mbrëmjen e prish Hakimi, akuzohet për përdhunim

-

Ashraf Hakimi është nën hetim për përdhunim nga policia franceze. Lajmin e ka bërë e përditshmj­a franceze "Le Parisiene", e cila ka shpjeguar se një vajzë e re ka raportuar atë që ka ndodhur në fundjavë në rajonin e policisë, por pa ngritur padi ndaj futbollist­it të PSG-SË. Duke parë çështjen në fjalë dhe se përfshin një emër shumë të njohur për publikun, policia është vënë vetë në lëvizje duke hapur hetimin ndaj lojtarit. Sipas mediave franceze, këtë të diel vajza 23 vjeçare është paraqitur duke deklaruar se është përdhunuar nga futbollist­i në shtëpinë e këtij të fundit, por pa ngritur padi. Informacio­net e para të zbuluara nga mediat bëjnë të ditur se kjo vajzë dhe Hakimi kanë nisur kontaktet më 16 janar, ndërsa të shtunën, më 25 shkurt, ajo ka shkuar në shtëpinë e futbollist­it në Bulonjë, nëpërmjet një "Uber"-i, që ia ka paguar vetë lojtari i PSG-SË. Sipas deklaratës, atje futbollist­i maroken e kishte puthur në buzë, i kishte ngritur bluzën dhe i kishte puthur gjoksin, pavarësish­t protestave. Ajo gjithashtu pretendon se ai e ka prekur në vendet intime. Duke e shtyrë me këmbë, ajo kishte arritur të shkëputej nga lojtari dhe i kishte dërguar SMS një miku, që kishte shkuar ta merrte te shtëpia e Hakimit. Lojtari këtë fundjavë kishte qenë pushim, pasi vazhdon të vuajë ende problemet fizike që pas Botërorit. Për më tepër, ai ishte i vetëm në shtëpi, pasi në rrjetet sociale shiheshin postimet që bënte gruaja e tij, aktorja Hiba Abuk, e cila bashkë me dy fëmijët ishte me pushime në Dubai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania