Panorama Sport (Albania)

“Vonë nga shkolla, Van Gal më gjobiste çdo të enjte”

-

Markus Rashford ka zbuluar sesi Luis van Gal e ka shndërruar në një lojtar dhe njeri të disiplinua­r për shkak të rreptësisë së tij në “Old Trafford”. Trajneri holandez, i cili i dhuroi sulmuesit edhe shansin e debutimit me skuadrën e parë të “Djajve”, e gjobiste çdo ditë të enjte. Rashford debutoi me skuadrën e parë në vitin 2016, ndërsa la menjëherë gjurmë duke shënuar dy gola mes debutimit në Ligën e Europës dhe Premier Ligës vetëm në pak ditë diferencë. Megjithatë, shpërthimi i tij nuk e ndihmoi që të kishte një trajtim preferenci­al nga Van Gal. Dhe 25-vjeçari tha për “Sky Sports” se ai e gjobiste pasi vinte vonë në stërvitje çdo të enjte: “Më kujtohen ditët e enjte. Unë gjobitesha çdo të enjte, por ishte diçka përtej kontrollit tim, por i tillë njeri ishte Van Gal. Ai më thoshte se unë duhet të përfundoj detyrat në kolegj, kjo ishte e panegociue­shme, por në të njëjtën kohë unë nuk mund të bëhesha vonë as në stërvitje, edhe kjo e panegociue­shme. Unë kisha vetëm 12 minuta kohë për të shkuar nga kolegji në stërvitje”. Van Gal, sot 71 vjeç, u largua nga Junajtidi në fund të atij sezoni pasi fitoi Kupën FA. Golashënue­si më i mirë i Mançesteri­t këtë sezon ka ruajtur respektin maksimal për ish-trajnerin e tij, ndërsa ai bëri një postim inkurajues për të pasi trajneri njoftoi se vuante nga kanceri i prostatës. “Unë e fitova të drejtën e debutimit të tij nga Luis van Gali. Do t’i jem përgjithnj­ë borxhli. Ti mund ta luftosh këtë sëmundje. Ne jemi të gjithë pas teje”, shkroi atëherë produkti i akademisë së “Djajve”. Ndërsa në lidhje me zhvillimin e tij si lojtar, sulmuesi shtoi: “Koha me Luisin ishte shumë e mirë për mua. Ai dhe Rajan Gigs më ndihmuan shumë. Sepse ai tranzicion nga rezervat në skuadrën e parë mund të jetë shumë i vështirë. Unë nuk kisha luajtur shumë me rezervat”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania