Panorama Sport (Albania)

Nagelsman vendos veton mbi rebelët, Haneri zbut “gjakrat”

Sjelljet e Sanesë dhe Gnabrit janë ndëshkuar në skemë nga trajneri

-

Julian Nagelsman gjithmonë ka prezantuar një shpirt luftarak dhe ambicioz që prej ditës së parë kur ai është emërtuar në krye të bavarezëve. Tempi i tij dhe gjaknxehtë­sia e kanë bërë 35-vjeçarin të mos e përmbushë misionin e bindjes tek analistët se Juliani mund të jetë një strateg i mirëfillte kur vjen fjala te menaxhimi i grupit dhe ndryshimi i lojë në moment delikat. Gjithsesi hipoteza e mësipërme ka filluar të bjerë, nëse marrim në konsiderat­ë sjelljen e trajnerit gjerman në sfidën e fundit. Para pak ditësh doli në media lajmi se Sane u ishte kthyer zakoneve të “vjetra”, siç janë mungesa e respektimi­t të orareve në seancat stërvitore dhe humbja e avionit për të shkuar me ekipin në Mynshengla­dbah. Gjithashtu vlen të theksohet edhe skenari i Gnabrit. 27-vjeçari, në një periudhë jo fort të këndshme në spektrin e rezultatev­e, kishte zgjedhur që kohën e lirë ta shfrytëzon­te në javën e modës në Paris. Nagelsmani në duelin ndaj Unionit do t’i qëndronte besnik skemës së vjetër 4-2-3-1, por pa praninë e Sanes dhe Gnabri në linjën e titullarëv­e. Kjo lëvizje nga ishtrajner­i i Lajpcigut dëshmon qartë se ndëshkimi ndaj dyshes në fjalë sapo ka filluar, aq më tepër pa akuza publike, të cilat mund të ndikojnë negativish­t në bazë të momentit delikat në kuadrin e objektivav­e. Si Serzhit ashtu edhe Leroit iu desh ta shikonin pjesën më të madhe të takimit ndaj berlinezëv­e si spektatorë, pavarësish­t se potenciali i tyre nuk vihet në diskutim. Për ta zbutur disi këtë “luftë” në distancë mes “rebelëve” dhe teknikut ka menduar presidenti Hainer: “Kur shikoj stolin e Bajernit më vjen të lëpij gishtat. Të gjithë e meritojnë të jenë protagonis­t nga minuta e parë. Më vjen mirë që grupi mbart potencial të jashtëzako­nshëm, ndonëse për trajnerin detyra merr përmasa të ndërlikuar­a”, përfundoi 68-vjeçari.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania