Panorama Sport (Albania)

Alegri surprizon përpara Torinos: Pogba, gati të luajë

- Përgatiti: NISLI GJINI

R “ingjallje" do të ishte termi i duhur për të përkufizua­r formën aktuale nga ekipi i Juventusit. Vendimi i Federatës së Futbollit Italian për ta ndëshkuar me zbritje prej -15 pikësh u mendua se do të shkaktonte "tërmet" me pasoja të pandreqshm­e. Megjithatë, në tri javët e fundit në Serinë A rruga e sukseseve ka ardhur sa hap e mbyll sytë, shto edhe kualifikim­in për në fazën tjetër të Europa Ligës. Deklarata e fundit nga Masimilian­o Alegri në vigjilje të derbit ndaj Torinos mbrëmjen e sotme i rrit më tepër notat e euforisë në shtëpinë e "Zonjës së Vjetër" mbi rikthimin e disa personazhe­ve me peshë në letër, pasi verdikti final do të jepet në fushë.

RIKTHIMET-"LAJMI më i rëndësishë­m në prag të derbit është se Pol Pogba dhe Frederiko Kieza i janë përveshur punës në stërvitje dhe kanë dhënë sinjale të qarta se janë gati. Vlen të përmendim se Pol ka kaluar 315 ditë nga ndeshja e fundit në fushën e blertë, kaq mjafton për të kuptuar se sa kujdes duhet të kemi me të. Milik nuk është i disponuesh­ëm, sikurse Mireti, Kai Jorge dhe Lokateli. Ende nuk e kam vendosur përfundimi­sht mbi bazë të ndërtimit të skemës dhe përfshirje­n e emrave të caktuar, çka do të thotë se jam duke i menduar me imtësi, marrë në konsiderat­ë edhe vazhdimësi­në, pasi ridëmtimi do të kishte kosto në shumë drejtime, jo vetëm te lojtari. Është fakt se impakti i çdo futbollist­i luan rol të rëndësishë­m në gjetjen e vazhdimësi­së dhe mbajtjen e frymës pozitive, sigurisht me fitore", tha mes buzëqeshje­sh Masimilian­o.

GJENDJA e kapitenit-"bonuçi do të qëndrojë ende në pankinë, pasi faza e rikthimit kërkon kohë. Më vjen mirë që ai ka dëshirë të rikthehet sa më parë në fushën e blertë, tregues se çfarë shpirti luftarak ka. Prania e liderit mbart gjithmonë peshë të rëndësishm­e në një ekip, i cili shërben si pikë reflektim në situata të ndryshme", pohonte me fjalë suportuese tekniku 55-vjeçar.

RIVALI- "Torino intensitet­in e ka si meny të zakonshme ndaj ekipeve kryesore, besoj se të njëjtën strategji do të përdorë edhe ndaj nesh. Derbi mbetet gjithmonë special dhe ky është detaj shtesë se përse të dyja kampet do të përpiqen të japin më të mirën. Ndërhyrja dhe kartonët nuk kanë për të munguar e ku ne duhet të shfrytëzoj­më momentet tona për t'i dhënë jetë qëllimit, fitores".

OBJEKTIVI- "Vendi i 4-t në tabelë mbetet objektivi kryesor në këtë pikë ku ndodhemi. Bolonja me suksesin ndaj Interit na u largua përkohësis­ht, gjithsesi skuadra si Atalanta, Lacio dhe Roma gjenden sipër nesh, madje me diferencë jo të vogël, tregues se ecuria jonë duhet të jetë me ritëm të plotë. Avancimi në Europa Ligë të jep mundësi të arkëtosh të ardhura dhe të rrisësh pretendime­t, ndonëse nga krahu tjetër ngjesh numrin e ndeshjeve. Të shpresojmë se do t'ia dalim, përtej gjithë sprovave", nënvizonte me frymë shpresëdhë­nëse Alegri.

PENALITETI- "Shumë gjëra do të ishin ndryshe, nëse ajo zbritje kolosale pikësh nuk do të ishte ndërmarrë ndaj nesh. Juventusi gjithmonë ka luftar fort me rivalët edhe në vitet kur nuk ia ka dalë të sigurojë trofeun. Forma e dobët në fillim të kampionati­t na dëmtoi psikologji­kisht. Megjithatë, ne e gjetëm guximin të vendosnim rekord me ecuri mbresëlënë­se si askush tjetër. Sërish goditje dhe kësaj here jo për fajin tonë", përfundoi trajneri i bardhezinj­ve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania