Panorama Sport (Albania)

Derbi torinez, Juvja nga një tjetër planet

-

Juventusi ndodhet në një situatë të pazakontë marrë në konsiderat­ë hegjemonit­ë e tyre vitet e fundit dhe pozicionin aktual. Të besuarit e Maks Alegrit do të përballen në derbin ndaj Torinos, me të cilët i ndanë vetëm 1 pikë diferencë pas 23 javësh kampionat, përfshirë edhe penaliteti­n me -15 pikë.

SUPREMACIA - Është fakt se Juventusi ka humbur vetëm 1 nga 33 duelet e fundit me Torinon në Serinë A, duke ndalur ecurinë prej 24 fitoreve dhe 8 barazimeve. Gjithashtu vlen të theksohet se "Zonja e Vjetër" nuk ka dalë e nënshtruar në 17 sfidat e fundit mes tyre, e përkthyer me 13 suksese dhe 4 barazime. Nga krahu tjetër, suksesi i "Granatave" duket se ka mbetur vetëm në "letrat" e historisë, konkretish­t në 9 prill të vitit 1995 në fushën e rivalëve. Në 8 nga 9 derbet e fundit, Juvja ka shënuar të paktën 1 gol pas minutës së 70të, indicie se ky trend mund të vazhdojë.

MBROJTJA E HEKURT - Nëse flasim mbi sezonin aktual, "vula" e Juves vazhdon të jetë e rëndë në rezultate. Vetëm Barcelona ka ecurinë më të gjatë të fitoreve pa pësuar se rekordmenë­t e Italisë, konkretish­t 16 të "Blaugranav­e" ndaj 14 të torinezëve, duke i vendosur të dytët në "top-5" ligat kryesore në kontinenti­n e vjetër.

NDIKIMI - Për t'u rikthyer sërish në Itali dhe kësaj radhe në drejtim të ekipit nga Ivan Juriç. Përgjatë vitit 2023 ata (Torino) mund të konsideroh­en me të drejtë si nënkampion­ët e Italisë kur vjen fjala te barazimet, me 4 rezultate pa fitues, Empoli qëndron në krye të kësaj kategorie në kuotën e 5 të tillave. Liga vendëse dallohet mbi lojën agresive dhe shfrytëzim­in e goditjeve të lira, aty ku rivëniet shërbejnë si model suksesi në gjetjen e golit. Gjithsesi, ky episod nuk është konkluduar ende me gol nga të besuarit e Juriç, e cila e bën skuadrën e vetme të paaftë në këtë drejtim.

GOLEADORËT - Kur flasim rreth triumfit, kemi nënkuptuar personazhe­t e vërteta që kanë nxjerrë këtë përfundim, e kemi fjalën për sulmuesit. Angel di Maria qëndron si flamuri i ekipit të tij në vitin 2023 në përfshirje­n e golit, e thënë ndryshe me 3 finalizime dhe 2 asiste në tempullin e ligës italiane. Faza e parë në përballjen mes tyre do të diktohej nga rrjeta e Dushan Vlahoviçit, aq sa për t'i mjaftuar për fitoren djemve të Alegrit. Bomeri serb mund të ketë mundësinë e konkretizi­mit në derbi në të dyja fazat, brenda një sezoni, e arritur më parë vetëm nga 3 futbollist­ë, si Viali (1995-'96), Higuanin (2016-'17) dhe Kristiano Ronaldo (2018-'19).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania