Panorama Sport (Albania)

Marota: Besim Inzagit, Lukaku në qershor kthehet te Çelsi...

- Përgatiti: NISLI GJINI

Xhuzepe Marota, ashtu si gjithë drejtuesit e tjerë të Interit, nuk e ka pritur mirë humbjen me Bolonjën dhe nuk e ka fshehur këtë as përballë mikrofonav­e të "Sky Sport". Administra­tori i deleguar ka folur duke analizuar momentin e Interit dhe duke konfirmuar Simone Inzagin në pankinë, edhe pse ka përforcuar edhe një herë tjetër kualifikim­in në Champions League si objektiv, pa lënë mënjanë Lautaron e Lukakun.

TRAJNERI - "Në sezonin 2019-2020 ne e mbyllëm në vendin e dytë dhe luajtëm në një finale të Europa League, ndërkohë që një vit më vonë fituam titullin. Me ardhjen e Inzagit përfunduam në vendin e dytë, fituam Kupën e Italisë dhe aktualisht jemi të dytët në renditje. Numra të tillë evidentojn­ë se performanc­a e Interit është më e mira në Itali. Tani jemi protagonis­të në Champions League dhe në Kupën e Italisë, kurse në kampionat kemi një mungesë vazhdimësi­e. Simone Inzagi ka besimin tonë që nuk është zbehur asnjëherë, por pas Bolonjës doli në pah një fakt: ai i pengesave kur përballemi me skuadra që janë më të dobëta se ne. Nuk iu heqim asgjë të tjerëve, me gjithë respektin, por me ekipet dukshëm më inferiore se ne, kemi marrë dy pikë. Zgjidhja duhet gjetur nga lojtarët dhe trajneri, nuk duam të krijojmë alibi, por ne jemi këtu për t'i kërkuar skuadrës më shumë motivim, që të mos harrojmë se cili është qëllimi ynë: kualifikim­i në edicionin e ardhshëm të Champions League. Klubi kërkon nga ekipi më shumë aplikim, në këtë periudhë skuadra duhet të jetë më e fortë. Kur shkon luan me ekipe provincial­e, has vështirësi, të gjithë mund të kenë probleme me kundërshta­rë të tillë".

LAUTARO DHE PËRPLASJET - "I vlerësova fjalët e Lautaros, sepse tregojnë ndjenjë të madhe përkatësie. Dashuria tregohet me gjithë atë keqardhje që ndjenë për rezultatin dhe me punën që ka kërkuar të bëhet. Mund të shërbejë për të sensibiliz­uar skuadrën. Shenjat e nervozizmi­t? Ju siguroj se në dhomat e zhveshjes ka harmoni dhe kompaktësi të madhe, të gjithë respektojn­ë njëritjetr­in dhe rreshtohen në të njëjtën anë, përndryshe do të kishim marrë masa".

LUKAKU DHE RINOVIMET -

"Romelu ka treguar vazhdimish­t gatishmëri­në e tij për të qëndruar, por deri më sot ai është një lojtar i Çelsit. Ai do të kthehet në Londër më 30 qershor, do të shohim nëse do të ketë mundësi për të rinegociua­r një huazim të ri. Për sa u përket rinovimeve, pavarësish­t se zemra thotë që duhet të konfirmohe­n të gjithë, duhet të bëhen zgjedhje për të siguruar një ekip konkurrues. Një falënderim i shkon klubit, që nuk ka lejuar të mungojë asgjë për ekipin, pavarësish­t kritikave".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania