Panorama Sport (Albania)

Metamorfoz­a e Milanit nis nga mbrojtja e blinduar

Katër ndeshje pa pësuar, qetësinë e rikthen edhe... Menja

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Diferenca me Napo lin (-18 pikë) është tashmë e paarritshm­e. Një muaj janar fikjeje i dha fund shpejt ëndrrës për titullin, por Milani është rikthyer. Ajo kundër Atalantës është fitorja e kthesës për kampionët e Italisë, e katërta radhazi pa pësuar gol (pasi kishin pësuar 13 në 4 të fundit) dhe ajo që i projektoi kuqezinjtë drejt vendit të dytë në klasifikim, me pikë të barabarta me Interin e mposhtur nga Bolonja. Një sukses vendimtar në garën për zonën “Champions”, i cili jep besim edhe për ndeshjen e kthimit të 1/8-ave kundër Totenhemit, sepse skuadra e Gjimshitit është një ekip “europian”, që sulmon shumë mirë. Dhe sepse në Londër mund të mjaftojë një barazim dhe kjo skuadër, që kur rreshtohet me tre në prapavijë, udhëhiqet nga Çau, nuk ka pësuar më gol. 21-vjeçari, i transferua­r nga Shalke për rreth 7 milionë euro, është simboli i metamorfoz­ës së skuadrës së Piolit, sepse me të në skuadër kuqezinjtë e këtij sezoni nuk kanë pësuar kurrë gol. Është ai një simbol, i cili përtej momentit pozitiv, edhe për shkak të zgjedhjes së teknikut për të luajtur me tre në mbrojtje, i ka

dhënë siguri skuadrës dhe e ka dërguar Milanin momentalis­ht jashtë krizës dhe në garë të plotë për zonën “Champions”. Rikthimi mes shtyllave i Majk Menjasë pas gati 6 muajsh mungesë e ka lehtësuar sigurisht menaxhimin e topave që fluturonin rreth zonës dhe ndërtimin e fazës sulmuese nga thellësia. Por duke parë rastet që iu lejuan Atalantës, por edhe gjatë ndeshjeve të mëparshme, të bëjnë të mendosh se golat e pësuar nga Milani nuk do të ishin më shumë edhe nëse në portë nuk do të ishte Tatarushan­u, i cili edhe ai vinte pas tri ndeshjesh radhazi pa pësuar. Dhe gjërat duken pozitive për skuadrën, e cila duke parë edhe transfertë­n vendimtare të Londrës në 8 mars, pritet të ketë në dispozicio­n edhe Benaserin. Ai

pritet t’i rikthejë Piolit digën titullare në mesfushë duke rikthyer në stol edhe Kruniçin e shkëlqyer deri tani. Një rikthim i rëndësishë­m duke parë se skuadrës së Kontes i rikthehet Hojbjerg pas pezullimit. Ndeshja me anglezët vjen në momentin më të mirë të mundshëm për italianët, të cilët kanë rigjetur edhe Teon. Pas një janari makth, francezi ka ngritur kokën, ndërsa edhe motori i këmbëve të mbrojtësit është rikthyer të jetë vendimtar me gola, asist dhe aksione lideri edhe në planin taktik. Nëse Milani do të rigjejë besimin e humbur siç bëri zëvendëska­piteni Teo dhe do të vazhdojë që të besojë tek emblema Çau, atëherë bileta e çerekfinal­es në Londër është me të vërtetë e mundur. Titulli tashmë ka marrë drejtimin me destinacio­n Napolin, por fitorja me personalit­et kundër Atalantës na thotë se “Djalli” është rikthyer. Dhe s’duhet harruar se ADN-JA e tij në Europë është akoma më e famshme.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania