Panorama Sport (Albania)

Zaniolo kush? Milani rigjen Mesiasin, “ushtarin” e rilindur

-

Xhunior Mesias, një nga lojtarët e masakruar në rrjetet sociale nga komentet negative, ka rifituar edhe ai qetësinë pas ecurisë pozitive të Milanit këtë muaj. Dihet që përforcimi i krahut të djathtë të sulmit do të jetë një nga prioritete­t e Maldinit dhe Masarës në sezonin e ardhshëm. Por ashtu siç ndodh në çdo skuadër, edhe në atë të Stefano Piolit ka nevojë për lojtarë, të cilët pavarësish­t se mund të mos jenë titullarë, kur impenjohen mund të bëjnë paraqitje të mira. Mesias është pikërisht ky: 32 vjeç do t’i mbushë në muajin maj. Debutimi i tij në Serinë A mund të kishte qenë i ndryshëm nëse do të kishte mbërritur në Itali me 10 vite më pak. Por është i njëjti diskutim që vlen edhe për përvojën e tij te Milani. Kur është në fushë, ai përplaset për shokët dhe lufton për çdo top. Nëse nuk luan, nuk ngre kurrë zërin dhe pret momentin e tij me durim dhe profesiona­lizëm.

“USHTARI” MESIAS – Një kuriozitet: në janar u fol shumë për Nikolo Zaniolon, i cili nëse do të vinte në “San Siro”, ishte projektuar për të qenë titullar në ekstremin e djathtë të sulmit. Por ndoshta shumë nuk e dinë se në një sezon e gjysmë, ish-talenti i Romës regjistroi në 43 ndeshje në Serinë A vetëm 3 gola, 5 asiste dhe plot 14 kartonë të verdhë. Në të njëjtën periudhë kohore (deri në 29 janar 2023), Xhunior Mesias kishte luajtur 39 ndeshje në kampionati­n italian, të cilave u shtoheshin 7 gola, 3 asiste dhe 3 kartonë të verdhë. Prej nisjes së sezonit të shkuar, buletini i braziliani­t në Serinë A ka shkuar në 42 ndeshje, 9 gola (2 në 2 ndeshjet e fundit), 3 asiste dhe 3 kartonë të verdhë. Nuk janë shifra ekzaltuese, edhe pse sigurisht më të mira në krahasim me sulmuesin e Gallatasar­ajit.

NGA FERRI NË PARAJSË - Për Mesiasin, e gjithë kjo është një fitore. Sepse karriera e tij mund të ishte shkatërrua­r përfundimi­sht kur ai pa vdekjen me sy. “Makina ishte e shkatërrua­r, kisha qenë në dasmën e vëllait, pa gjumë dhe i dehur plotësisht. Mbylla sytë për një moment, një zhurmë dhe pastaj e pashë veten jashtë rruge. Mund të kisha vdekur, por dikush më shpëtoi dhe më nxori nga balta. Jam besimtar, sepse Zoti më shpëtoi”. Në moshën 20-vjeçare i është dashur për të bërë punë nga më të ndryshmet për të mbajtur familjen. “Punoja në kantierin e një italo-argjentina­si, pastroja tullat dhe paguhesha me 20 qindarka për secilën tullë të pastruar. Kam punuar për vite me radhë në kantier. Për mua futbolli ishte një pasion për kohën e lirë. Nuk do ta imagjinoja kurrë që do të luaja një ditë në Serinë A”, ka treguar braziliani. Dhe për dikë që ka parë gjithçka në jetë, kjo nuk mund të jetë asgjë përveçse një ëndërr. Prandaj ai më shumë se çdokush, nuk do të humbasë asnjë sekondë pa shijuar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania